2019-10-14 16:55:05 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:合作---[hé zuò]---Bashkëpunim
Raundi i ri dyditor i konsultimeve ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA përfundoi më 11 tetor në Uashington. Falë unanimitetit të arritur nga udhëheqësit e dy vendeve, dy palët arritën përparim konkret në fushën e bujqësisë, të mbrojtjes së pronësisë intelektuale, të kursit të këmbimit, të shërbimeve financiare, të zgjerimit të bashkëpunimit tregtar, të transferimit të teknologjisë, të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve etj. Të dyja palët diskutuan gjithashtu mbi planin e ardhshëm të konsultimeve dhe ranë dakord të punojnë së bashku për arritjen e marrëveshjes përfundimare.
Pas publikimit të lajmit mbi raundin e ri, bursa botërore u rrit, duke lëshuar shenja pozitive të tregut: marrëdhëniet ekonomiko-tregtare kino-amerikane janë të favorshme për Kinën, ShBA-në dhe botën.
Ky raund konsultimesh ka bërë përparim thelbësor në një numër çështjesh, më mirë sesa pritej, që padyshim rrisin besimin e tregut dhe transmetojnë mesazhe pozitive, duke sjellë që njerëzit të kenë arsye të dëshirojnë një marrëveshje përfundimtare reciprokisht të dobishme dhe të favorshme për Kinën dhe SHBA.
Rezultatet e konsultimeve tregojnë përpjekjet e dy palëve për trajtimin e mosmarrëveshjeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit. Mund të shohim se projektet që arritën unanimitet këtë herë janë temat për të cilat ishte rënë më shumë dakord, si bujqësia. Kina është importuesja më e madhe e prodhimeve bujqësore në botë, ndërsa ShBA-ja është eksportuesja më e madhe. Të dyja palët plotësojnë njëra-tjetrën dhe kanë nevojë për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë. Në bazë të tregut dhe të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, Kina bleu produkte buqjësore si sojë, mish derr etj., që jo vetëm ndihmoi për të zgjidhur shqetësimet e ShBA-së për bilancin tregtar, por gjithashtu edhe për të mbushur hendekun në kërkesën e brendshme dhe për të ruajtur një çmim të arsyeshëm të tregut. Po ashtu ndihmon për të përmbushur kërkesat e popullit kinez për përmirësimin e strukturës së konsumit të ushqimit dhe nxit cilësinë dhe efikasitetit bujqësor të vendit.
Lidhur me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, ajo është "e nevojshme" për çdo vend novator dhe në zhvillim dhe "standard" i sistemit ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar. Pala kineze beson se forcimi i mbrojtjes së pronësisë intelektuale është nxitja më e madhe për të përmirësuar konkurrencën e ekonomisë së vendit. Kërkesat e ShBA-së për mbrojtje të pronësisë intelektuale në fakt janë në përputhje me drejtimin e reformës dhe hapjes së Kinës. Të dyja palët gjithashtu ndajnë interesa të përbashkëta për këtë çështje.
Në mars, Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi "Raportin e Indeksit Ndërkombëtar të Pronësisë Intelektuale", ku theksohet në mënyrë të veçantë se performanca e Kinës në përmirësimin e mjedisit të shitjeve në internet dhe zbatimin e patentave të ilaçeve është veçanërisht e jashtëzakonshme.
Problemi i kursit të këmbimit lidhet ngusht me tregtinë ndërkombëtare. Pala kineze ka shprehur shumë herë se Kina zbaton sistemin e kursit të këmbimit që vendoset nga tregu dhe nuk përdor kursin e këmbimit për qëllime konkurruese dhe as si një mjet për të trajtuar shqetësimet e jashtme siç janë mosmarrëveshjet tregtare. Kjo është gjithashtu në përputhje me shqetësimet e palës amerikane, prandaj të dy palët arritën një konsensus në këtë çështje.
Duke bërë një rishikim 40 vite pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e SHBA-së, ato janë me zigzagë, por bashkëpunimi mbetet gjithnjë emëruesi më i madh i përbashkët. Sipas statistikave të Kompanisë amerikane të Këshillimit "Rhodium", edhe pse u shkallëzua lufta tregtare, investimet e ndërmarrjeve amerikane në Kinë arritën 6.8 miliardë dollarë, një rritje 1.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe të vitit 2017. Kjo është dëshira e tregut për bashkëpunimin me leverdi reciproke.
Nga e kaluara mund të shohim të ardhmen. Kina dhe SHBA-ja s'mund të largohen reciprokisht. Bashkëpunimi do të jenë në favor të të gjithëve dhe lufta do të sjellë vetëm dëme. Bashkëpunimi është zgjedhja më e mirë e dy palëve. (Çang Çuo)