PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mjekësia me barna bimore
2012-09-13 18:52:56 CRI Komenti juaj Printoni

Formulat bimore

Karakteristikë e veçantë e Mjekësisë Tradicionale Kineze është shkalla në të cilën është bërë formulimi. Në format e tjera të mjekësisë me barna bimore, veçanërisht në mjekësinë perëndimore, barnat i gjejmë të vetme ose të kombinuara me doza shumë të ulëta bimësh me të njëjtin funksion. Përkundrazi, në mjekësinë kineze rrallëherë jepet një barnë bimore për të trajtuar një sëmundje apo gjendje shëndetësore. Në vend të kësaj krijohen formula, të cilat përmbajnë nga katër deri në njëzetë bimë.

Formulat bimore mund t'i gjejmë në të gjitha format e përgatitjes, si tableta, kapsula, pudra, ekstrakte alkooli, ekstrakte uji, etj. Këto formula janë shumë të përshtatshme për pacientët pasi ato merren lehtësisht. Megjithatë, përqëndrimi i bimëve në këto preparate nuk është aq i lartë sa tek ato që realizohen me anë të zierjes.

Zierja është metoda tradicionale e përgatitjes së barnave mjekësore. Ajo është një formë përqendrimi i çajit. Mjeku peshon dozën e një dite të secilës bimë dhe i kombinon ato në një qeskë, të cilën ia jep pacientit. Më pas këto bimë zihen nga vetë pacienti në shtëpi. Proçesi i zierjes zgjat nga 30-60 minuta dhe ky tip çaji do të përdoret disa herë gjatë ditës.

Vjelja e barnave tradicionale kineze është një hallkë e rëndësishme në prodhimin e përpunimin e ilaçeve tradicionale kineze, farmacistët e kohëve të ndryshme i kushtojnë vëmendje të madhe vjeljes në kohë të përshtatshme të tyre. Në periudhat e ndryshme të rritjes barnat mjekësore kanë elementë dhe përmbajtje të ndryshme, dhe efekti i tyre helmues e roli negativ janë të ndryshëm, prandaj vjelja në kohë e barnave mjekësore ka rëndësi të madhe për garantimin e efektit dhe për uljen e helmit të barnave.

Në përgjithësi barnat mjekësore duhen mbledhur kur rriten për bukuri dhe në fillim të çeljes së luleve. Kur lulet përdoren si barna mjekësore, duhet vjelur në kohën e gonxheve, kur frutet përdoren si barna mjekësorë, duhet vjelur në kohën e pjekjes së tyre, rrënjët duhet vjelur në fund të vjeshtës ose në fillim të pranverës, lëkurat duhet mbledhur në pranverë e vjeshtë, kurse barnat mjekësore nga kafshët, duhen mbledhur në stinën e rritjes energjike të kafshëve, barnat mjekësore nga mineralet mund të mblidhen kurdoherë.

Pas përpunimit barnat mjekësore çohen në farmaci ose fabrikë. Metodat e përpunimit janë bërë zgjedhje, pastrim, prerje, pjekje, avullim, fermentim, zjerje, mbirje, filtrim etj. Barnat e përpunuara duhet të thahen nën rrezet e diellit, nën hije, në furrë ose me gëlqer. Disa barna duhet të ruhen në temperaturë të ulët dhe pa dritë, me ilaçe kimike etj, për t'i ruajtur nga mykja, avullimi, lagështira, shkrirja, dalja e vajit dhe nga brejtja. Para përdorimit barnat mjekësore duhet të kontrollohen, për të përcaktuar cilësinë e tyre, për të garantuar sigurimin dhe efektin e tyre.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China