PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mjekësia me barna bimore
2012-09-13 18:52:56 CRI Komenti juaj Printoni

Barnat tradicionale të mjekësisë kineze përdoren për parandalimin, për përcaktimin e diagnozës dhe kurimin e sëmundjeve. Ato janë ilaçet natyrore dhe produktet e përpunuara prej tyre, duke përfshirë bimë, kafshë, minerale dhe një pjesë ilaçesh kimike dhe biologjike. Shpikja dhe përdorimi i barnave tradicionale të mjekësisë kineze kanë një histori disa mijëravjeçare, kurse shprehja "barnat tradicionale të mjekësisë kineze" është përdorur vonë, kur mjekësia e perëndimit ka hyrë në Kinë, për të dalluar këto dy mjekësi nga njëra-tjetra.

Së bashku me akupunkturën, mjekësia bimore është një shtyllë kryesore në mjekësinë kineze. Tani në Kinë ka mbi 6 mijë lloje barnash tradicionale kineze, mbi 600 lloje prej tyre përdoren më shpesh. Barnat tradicionale kineze zënë vendin e parë në botë përsa u përket llojeve dhe sasisë. Krahas plotësimit të nevojave të vendit, këto ilaçe eksportohen edhe në mbi 80 vende dhe rajone të botës, duke gëzuar famë të madhe në arenën ndërkombëtare.

Përdorimi i barnave tradicionale kineze bazohet në teorinë e mjekësisë tradicionale kineze dhe në efektin e mjekimit në trupin e njeriut. Efekti i këtyre barnave varet nga vetia e vet barnave, të cilat kanë veti të të ftohtit, të nxehtit, të vaktit, të thartit, të hidhurit, të emblës, djegësit dhe të kripurës etj.

Barnat ndahen në dy dimensione kryesore. Dimensioni i parë i referohet karakteristikave të temperaturës, si e nxehtë (re), e ngrohtë (wen), e ftohtë (han), neutrale (ping), dhe aromatike. Dimensioni i dytë i referohet shijes së barnave, si e thartë (suan), e hidhur (ku), e embël (gan), pikante (xin), dhe e kripur (xian).

Për të përdorur në mënyrë të sigurtë dhe efektive barnat tradicionale kineze, duhet të përvetësohen njohuritë bazë mbi përputhjen, mospërputhjen, dozën, mënyrën e përdorimit dhe kombinimin e tyre me njera tjetrën. Përputhja do të thotë përdorimi në mënyrë të zgjedhur i dy ose më shumë lloje barnash sipas gjendjes së sëmundjes dhe karakteristikave të ndryshme të barnave. Mospërputhja do të thotë ndalimi i kombinimit të disa barnave, mospërdorimi i disa barnave në rast shtatzënësie dhe diete. Doza do të thotë sasia e përdorimit të barnaveve, si sasia ditore, përqindja e barnave të ndryshme etj. Doza varet nga vetia, përputhja, mosha e të sëmurit, gjendja e tij shëndetësore, gjendja e sëmundjes, ndryshimi i stinave dhe nga shumë faktorë të tjerë.

Barnat me shije të thartë përdoren kryesisht për kollën, diarrenë kronike, probleme me rrugët urinare, dhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me hypo-metabolizmin.

Barnat me shije te hidhur ndihmojnë në përmirësimin e oreksit dhe janë përdorur gjerësisht në rastet e fazave akute të sëmundjeve infektive dhe në rastet e artritit.

Barnat me shije të ëmbël kanë funksione tonifikuese përmirësuese dhe harmonizojmë disa sisteme të rëndësishme të trupit, duke përfshirë sistemin tretës, të frymëmarrjes, sistemin imunitar dhe sistemin endokrin. Ato përdoren gjithashtu edhe për të problemet me kollën e thatë, dhe mosfunksionime të ndryshme si probleme me stomakun etj.

Barnat pikante ndihmojnë në qarkullimin e energjisë Chi dhe në pastrimin e gjakut. Ky grup i barnave mund të aktivizojë funksionin e meridianëve dhe organeve, të pastrojë gjakun dhe të përmirësojnë qarkullimin e tij. Në tërësi, bimët pikante kanë efektin e aktivizimit dhe përmirësimit të metabolizmit. Ato janë përdorur gjerësisht në trajtimin e gripit apo të ftohtit, kur funksioni i meridianëve dhe organeve është dobësuar dhe qarkullimi i gjakut nuk bëhet lehtësisht. Në terminologjinë e mjekësisë kineze, kjo është një fazë e ku energjia Chi ka mbetur në një gjendje të fjetur.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China