PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Komenti im
2014-12-11 16:25:42 CRI Komenti juaj Printoni

Nga CRI-SHQIP FACEBOOK

Ledio-student nga Tirana

1. Çfarë marrëveshjesh u nënshkruan gjatë vizitës së kryeministrit në Kinë?

Brikena nga Tirana

2. Eshtë e vërtetë qe qeveria shqiptare i ka dhënë Kinës me koncesion Portin e Shëngjinit?

Emri:Asia Hoxha

3.A pritet ndonjë bashkëpunim me kompanitë kineze për ndërtimin e sistemit hekurudhor në Shqipëri?

Emri:Kliti

4.Turistët nga Kina zënë numrin më të lartë të turistëve në botë. A kanë ata interes të vijnë edhe në Shqipëri?

Nga përdoruesit e uebsajtit CRI.CN

Emri:ADEM DEMAÇI Koha e dergimit:2014-9-9 20:04:39

LE TË JETË VIZITA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA NË KINËN MIKE NJË HAP I MBARË DHE NË D DHE ME DREJTIM TË DUHUR PËR TË MIRËN E SHQIPËRISË SË VOGËL E PËR KINËN E MADHE NË FUNKCION TË NJË MIQËSIE TË SHËNDOSHË E TË PËRHERSHME MIDIS POPULLIT TRIM E BESNIK SHQIPTAR E POPULLIT FORT TË VYER, TË TALENTUAR E FORT BUJAR KINEZ! DREJTSHMËRIA E POLITIKËS KINEZE PO SHIHET E PO VËRTETOHET GJITHNJË E MË QARTË NË POLITIKËN E SAJ NGA QËNDRIMI I SAJ FISNIK E SHUMË PËRFILLËS NDAJ POPUJVE TË VEGJËL E NË NEVOJË. TË DYJA PALËVE NA RIFTË E NA PËRCJELLTË E MBARA! AD. PEISHTINË, KOSOVË.

Emri:Sejdi Veseli Koha e dergimit:2014-9-11 2:53:35

Edhe unë, një pjesëtar i Kombit shqiptar dua të shpreh, jo vetë dëshirën, por besimin tim të plotë, se kjo vizitë e Kryeministrit të Shqipërisë në Kinën e sukseseve, si dhe qasja realiste dhe shumë dashamirëse e tij ndaj marrëdhënieve shqiptaro-kineze, do të kuptohen drejt nga udhëheqja kineze dhe kjo do të ndikoj, që për hir të të mirës të përbashkët, këto marrëdhënie do të fillojnë të forcohen, për të arritur stadin e atyre miqësore dhe të rëndësisë strategjike!

Emri:ADEM DEMAÇI

EUROPËS QENDRORE E JUGLINDORE DO TA PËRCJELL ME KËNAQËSINË DHEËMENDJEN MË TË MADHE. TË GJITHË PJESËMARRËSIT I PËRCJELLTË E MBARA!ME PËRSHËNDETJET DHE ME RESPEKTIN MË TË MADH, ADEM DEMAÇI, PRISHTINË. 

Emri:ADEM DEMAÇI

NJË FALENDERIM TË MADH KINËS SË MADHE MIKE PËR FILLIMIN KONKRET TË INVESTIMEVE NË SHQIPËRI! MARRËDHËNIET EKONOMIKE DHE NDIHMA E MUNDËSHME E ATYRE QË KANË E DINË ATYRE QË KANË NEVOJË PËR ZHVILLIM E PËRPARIM TË GJITHMBARSHËM ËSHTË GJUHA E VETME HUMANE PËR NJERËZIMIN E PËR KOHËN TONË TË KTHESAVE E TË PRITJEVE KOLOSALE.

POPULLI I VOGËL, POR ZEMËRMADH SHQIPTAR NUK DO T'I HARROJË KURRË NDIHMAT E MËDHA TË DIKURSHME E AS KËTO TË SOTMET TË POPULLIT TË MADH, TË VYER, FORT TË TALENTUAR E ZEMËRGJERË KINEZ. LE TË THELLOHET E ZGJEROHET SA MË SHUMË MIQËSIA MIDIS KËTYRE DY POPUJVE TË LARGËT GJEOGRAFIKISHT, POR TË AFËRT SHPIRTËRISHT! TUNG! ADEM DEMAÇI, PRISHTINË, KOSOVË.

Nga CRI-SHQIP

1. Z. kryeministër kjo është vizita juaj e parë në Kinë pas marrjes së postit të kryeministrit vitin e kaluar dhe cfarë pritshmërish keni nga kjo vizitë?

2. Vitet e fundit është shtuar bashkëpunimi mes Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore dhe janë zgjeruar fushat e këtij bashkëpunimi. A mund të na thoni se cilat fusha qeveria shqiptare i sheh me përparësi në zhvillimin e bashkëpunimit me palën kineze dhe a keni hartuar ndonjë plan për këtë bashkëpunim?

3. Shqipëria ka fituar tashmë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Në cilat drejtime planifikon të punojë më shumë qeveria juaj për të realizuar anëtarësimin përfundimtar të Shqipërisë në BE?

4. Keni zhvilluar një sërë aktivitetesh, me synim përmirësimin e kushteve të shërbimit turistik të vendit, si pastrimi i plazhit, rregullimi i mjedisit në zonat turistike etj. Çfarë masash të tjera mendoni të merrni në këtë drejtim dhe çfarë përvojash do të dëshironit që turistët e huaj, përfshirë edhe ata kinezë, të përjetonin në Shqipëri?

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China