PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Yivu, dogana më e vogël kineze
2011-02-16 21:37:34 cri komenti juaj Printoni

  Për të plotësuar mungesën e mjeteve transportuese, pas hapjes, dogana vuri në dispozicion "linjën e kamionëve" nga qyteti Yivu në qytetin e madh Shangai. Si rezultat, kursehet koha e kalimit në doganë dhe procesi i transportimit është lehtësuar. Kompania ndërkombëtare për transportin e mallrave Yivu, u formua në vitin 2001. Ajo merret kryesisht me transportimin dhe kalimin e mallrave në doganë. Gjin LiLi është përgjegjëse e kompanisë:

"Pas hapjes së doganës Yivu, puna jonë është rritur 30 për qind. Në vitin 2008, ne propozuam vënin në dispozicion të "linjës së kamionëve" me Shoqërinë së Aviacionit Civil, Dongfang. Për të përkrahur zhvillimin e mirë të tregut të mallrave të vogla Yivu, drejtori i doganës Chan Jun, ishte dakord me hapjen e "linjës së kamionëve". Hapja e doganës Yivu, përkrahu qarkullimin e mallrave dhe tregun e qytetit Yivu".

Leoni është një tregtar kolumbian, i cili që nga viti 2006, filloi të merret me tregti në Kinë. Tani ai është përgjegjës i Kompanisë Tregtare Ndërkombëtare Gjianxin. Pas hapjes së doganës Yivu, ai ndjeu se procesi i pagesave është shumë më i shpejtë se më përpara.

"Më parë, kur sapo erdha në Kinë, procesi pagesave dhe kalimit në doganë ishte shumë i ndërlikuar. Duhet të harxhoja shumë kohë për transportimin e kontejnerëve. Pas hapjes së doganës Yivu, transporti i kontejnerëve u bë shumë i lirshëm."

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China