PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Yivu, dogana më e vogël kineze
2011-02-16 21:37:34 cri komenti juaj Printoni

Dogana Yivu e provincës Zhejiang që është e vetmja në rang distrikti, është më e vogla në Kinë. Edhe pse më e vogla ajo lidhet direkt me lulëzimin dhe zhvillimin e tregut për mallrat me pakicë, që në fakt është më i madhi në botë.

Dogana Yivu filloi punën në vitin 2009 dhe është një nga 12 doganat e varura nga ajo e qytetit Hanzhou. Megjithëse dogana është e vendosur në një qytet në rang distrikti, për arsye të veçantisë së tregut të mallrave të vogla Yivu, hyrjet dhe daljet në këtë doganë janë sa një të treta të sasisë së përgjithshme të mallrave që hynë në doganën e qytetit Hanzhou. Gjatë një viti e gjysmë pasi u hap, dogana Yivu i ka shërbyer ekonomisë vendase dhe ka nxitur lulëzimin e tregut të mallrave të vogla që është më i madhi në botë. Edhe në gjendjen e krizës monetare botërore, vëllimi i tregtisë së eksportit të qytetit Yivu është rritur. Drejtori i doganës Yivu Chan Jun, flet për bilancin pozitiv:

 "Në anën e eksportit, sipas të dhënave, në vitin 2009, sasia e kontejnerëve për eksportimin e mallrave të vogla ishte 519 mijë, kurse në vitin 2010 arriti në 576 mijë. Në anën e importit, para hapjes së doganës, çdo vit, ndërmarrjet vendase i paguan doganës tatime prej disa milionë yuansh. Kurse pas hapjes së saj, në vitin 2010, u arkëtuan 183 milionë yuanë."

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China