PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vullnetarja e APEC-ut Xiao Xiaoyue
2014-11-19 16:25:30 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalimi i Xi Jinping në parlamentin e Australisë

Presidenti kinez Xi Jinping iu drejtua me një fjalim parlamentit australian përpara nënshkrimit të marrëveshjes historike të tregtisë së lirë mes dy vendeve.

"Kina mbetet e patundur për të arritur një zhvillim paqësor. Ne kinezët ushqejmë ndjenjën e paqes pasi kombi kinez ka qenë gjithmonë paqedashës. Që në kohët e lashta, kinezët kanë ruajtur besimin se paqja ka një rëndësi të madhe dhe se nuk duhet t'ju bësh të tjerëve atë që nuk që nuk do që të tjerët të ta bëjnë ty."

"Kina dhe Australia kanë një rëndësi të veçantë në rajonin e Azi Paqësorit, ne nuk jemi rënduar nga probleme historike e as nuk kemi ndonjë konflikt të interesave themelore. Ne jemi bashkërisht të angazhuar për paqe, bashkëpunim dhe zhvillim. Që të dy ne përpiqemi të mbështesim dhe të sigurojmë stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe në botë."

"Të dy vendet tona duhet të garantojnë që strategjitë e zhvillimit forcojnë njëri tjetrin dhe ne duhet të mbështetemi tek fuqia e njëri tjetrit dhe të ndërtojmë një marrëdhënie më të ngishte partneriteti e bashkëpunimi të ndërsjellë. Përmbyllja e negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Kinës dhe Australisë do të krijojë një platformë të nivelit të lartë dhe do të sigurojë marrëveshje më të mirë institucionale për bashkëpunimin tonë ekonomik."

"Kina mbështet planin e Australisë për të zhvilluar rajonin verior dhe i mirëpret kompanitë australiane të marrin pjesë aktivisht në zhvillimin e rajoneve perëndimore të Kinës."

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China