PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vullnetarja e APEC-ut Xiao Xiaoyue
2014-11-19 16:25:30 CRI Komenti juaj Printoni

G20-a, nga rritja ekonomike tek kriza e Ukrainës

Edhe pse fjala ishte për çështje financiare dhe ekonomike globale, dita e parë të Samitit të G-20 në Brisbane u dominua nga konflikti në Ukrainë. Kancelarja gjermane Angela Merkel diskutoi pa arritur ndonjë rezultat me presidentin rus Vladimir Putin për krizën në Evropë, të ciln shumë tashmë e konsiderojnë si pikënisje për një luftë të re të ftohtë.

Pa dyshim, konfrontim i ri mes Rusisë dhe Perëndimit u ndez në lidhje me të ardhmen politike të Ukrainës dhe u acarua thellë prej aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe destabilizimi në Ukrainë lindore. Megjithatë, Perëndimi nuk duhet ta lejojë veten që skifterët rusë të Luftës së Ftohtë t'i imponojnë me histeri një luftë të tillë të re, komentuan mediet europiane.

Udhëheqësit e ekonomive të G20-s miratuan të dielën Nismën Globale Infrastrukturore, një program shumëvjeçar pune për të nxitur cilësinë e investimeve publike dhe private në infrastrukturë.

Ata u angazhuan në një komunikatë të përbashkët për trajtimin e mangësive në investimet dhe në infrastrukturën globale, gjë që është vendimtare për të nxitur rritjen, krijimin e vendeve të punës dhe produktivitetin.

Liderët e G20-s ripohuan konsensusin e tyre për të lehtësuar tregtinë duke ulur kostot, duke rishikuar procedurat doganore, duke pakësuar barrën rregullatore dhe duke përmirësuar shërbimet tregtare.

Ata po ashtu miratuan një Plan Veprimi Antikorrupsion të G20-s, që përfshin masa për rritjen e ndihmës së ndërsjellë ligjore dhe moslejimin e vendeve të sigurta për zyrtarët e korruptuar.

Komunikata u publikua në përfundim të samitit dyditor të G20-s në Brisbane të Australisë, në sfondin e një mëkëmbjeje të vogël dhe të pabarabartë të ekonomisë globale.

Nxitja e rritjes ekonomike botërore, inkurajimi i investimeve të sektorit privat në infrastrukturë dhe ndëshkimi i kompanive shumëkombëshe që shmangin tatimin janë çështjet kryesore në axhendën e G20-ës, tha ministri australian i Thesarit Joe Hockey.

Komentet e tij erdhën gjatë një takimi të ministrave të Financave të G20-ës, përpara mbledhjes së udhëheqësve botërorë.

Ai tha se G20-a filloi me synimin për të formuar axhendën ndërkombëtare për të diskutuar çështjet ekonomike dhe financiare, dhe aty ishin tre përparësitë kryesore të rendin e ditës.

"Ne kemi vendosur një objektiv ambicioz prej 2 për qind (gjatë pesë viteve të ardhshme), dhe ne do të përpiqemi për të arritur këtë objektiv," tha Hockey.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China