PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina inkurajon investimet private edhe në sektorin e shëndetësisë
2012-09-21 18:22:34 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria është duke inkurajuar investimet private në shërbimet mjekësore. Politika e re pritet te rrisë shkallën e kapitalit privat ne investimet për shërbimet mjekësore, për krijimin e një zhvillimi më të shëndetshëm të të gjithë sistemit shëndetësor.

Pekini ka paraqitur së fundmi 18 politika të ndryshme për të siguruar më shumë mundësira që kapitali privat të ketë më shumë rol në investimet e sektorit të shërbimeve mjekësore.

Drejtorja e Zyrës për Reformë Mjekësore në Pekin, Han Xiaofang, shprehet optimiste për këtë gjë.

"Ne duhet të lejojmë që kapitali privat të luajë më shumë rol në treg. Ata janë në gjendje të ofrojnë një lloj të ndryshëm shërbimi dhe të shtojnë më shumë energji në sektorin e kujdesit shëndetësor."

Në Pekin ka më shumë se tre mijë institucione shëndetësore dhe një e treta e spitaleve janë të financuara me fonde private. Shumica e spitaleve private kanë një numër të kufizuar mjekësh dhe shtretërish.

Politika e re inkurajon investimet në spitalet jo-fitimprurëse të financuara nga organizatat jo-fitimprurëse, veçanërisht në zonat rurale dhe ato suburbane të reja; më shumë spitale në zona të populluara, qendra rehabilitimi dhe azilet e pleqve, spitalet e integruar me mjekësinë alternative dhe atë perëndimore.

Spitalet ku trajtimi bëhet me anën e një teknologjie të lartë janë gjithashtu shumë të kërkuar.

 

Spitalet do të kenë të njëjtin standard klasifikimi si ato publike. Mjekët e punësuar pranë spitaleve private do të kenë të njëjtin sistem vlerësimi të performancës. Studiuesi Liu Guoen nga Universiteti i Pekinit shpjegon pikëpamjet e tij për këtë politikë të re.

"Ne e shohim që është e pamundur të kemi një zhvillim të shëndetshëm dhe të plotësojmë kërkesat e tregut nëse mbështetemi vetëm tek spitalet me fonde shtetërore. Kjo është edhe arsyeja që ne duhet të pranojmë ndihmën e kapitalit privat për përmirësimin e shërbimeve tona, me qëllim që të përmbushim kërkesat në rritje të publikut."

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China