PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina inkurajon investimet private edhe në sektorin e shëndetësisë
2012-09-21 18:22:34 CRI Komenti juaj Printoni

Por, një nga pengesat më të mëdha për spitalet private është gjetja e mjekëve të njohur dhe shumë profesionistë. Jing Wenjun është një prej investitorëve të Spitalit Obstetrik dhe Gjinekologjik të Pekinit, Li Ying.

"Si një spital me fonde private, është tepër e vështirë të punësosh punonjës profesionistë të nivelit të lartë. Ne mund t'i gjejmë ata vetëm në mesin e mjekëve, të cilët kanë dalë në pension. Nëse punësojmë një mjek të ri në moshë, atëherë do të na duhet të gjejmë mënyra për t'i siguruar atij një titull profesional që është i njohur në spitalet publike. Por ne nuk e kemi një sistem të tillë. Nëse politika e re do të implementohet, atëherë mendoj se do të ishte një mundësi shumë e madhe për ne, spitalet me fonde private."

Sipas Zyrës për Reformë Mjekësore të Pekinit, qyteti do të sigurojë një sistem uniform vlerësimi për të gjithë mjekët si të spitaleve publike ashtu dhe ato të spitaleve private, dhe të gjithë mjekët do të sigurojnë të njëjtat përfitime dhe njohje shoqërore, në mënyrë që më shumë mjekë të talentuar të kenë mundësi të punësohen nga spitalet private.

Kina inkurajon investimet private për spitalet

Qeveria kineze ka në plan inkurajimin e më shumë investimeve private në spitalet e vendit, u shpreh të hënën ministri kinez i Shëndetësisë Chen Zhu.

Në vitin 2011, ishin 3.81 shtretër spitali për çdo 1,000 kinezë, që përbën një shkallë të lartë në mesin e vendeve në zhvillim, u shpreh Chen në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se spitalet publike do të shohin një zhvillim të moderuar, ndërkohë që do të rritet hapësira për shtimin e kapitalit privat në këtë sektor.

Investitorëve private të kualifikuar do t'u jepet përparësi në ndërtimet e spitaleve të reja, u shpreh ai.

Përpjekjet duhen bërë në planifikimin dhe menaxhimin e burimeve shëndetësore për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm dhe afatgjatë në institucionet private të kujdesit shëndetësor, shtoi Chen.

Ministri vuri në dukje se qeveria do të inkurajojë gjithashtu fondet private që të investojnë në ndërtimin e qendrave të rehabilitimit, azileve, si dhe për spitalet e sëmundjeve kronike.

Chen i bëri thirrje gjithashtu spitaleve private të përmirësojnë efikasitetin dhe cilësinë e tyre të shërbimit.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China