PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, SME-të drejt tregjeve në zhvillim për të rritur eksportet
2012-09-12 18:59:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kompanitë kineze kanë rritur përdorimin e-commerce (tregtisë elektronike) për eksportet në Amerikën Latine, Evropën Lindore dhe Azi-Paqësorin.

Qysh nga korriku i vitit 2011 deri në qershorin e këtij viti, eksportet drejt Argjentinës u rritën me 96 për qind, drejt Izraelit me 72 % dhe drejt Ukrainës me 71 për qind, sipas shifrave të PayPal.

Nga 40 milionë NVM në Kinë, vetëm 5 milionë prej tyre janë të fokusuara tek eksporti, sipas Drejtorisë Shtetërore të Statistikave.

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë bërë një forcë e madhe në nxitjen e inovacionit në fushën e shkencës dhe teknologjisë, u shpreh një zyrtar pak kohë më parë.

NMV-të përbëjnë 99 pëqind të të gjitha firmave dhe punësojnë afro 80 për qind të popullsisë së vendit, shtoi ai.

"NMV-të kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në rritjen e të ardhurave fiskale, duke krijuar më shumë vende pune dhe duke përmirësuar strukturën e ekonomisë," shtoi po i njëjti zyrtar pak kohë me parë.

Kina po orientohet drejt vendeve në zhvillim duke synuar të rritë tregtinë e saj me to me 5 për qind deri në vitin 2015. Fokusi tek vendet në zhvillim nuk do të lerë pas tregjet tradicionale të Kinës si Europën, SHBA-në, Japoninë dhe Hong-Kongun.

Zv.ministri kinez i Tregtisë u shpreh më herët gjatë vitit se fillimisht duhet të forcohen politikat e ndihmës financiare për NVM-të përmes bankave të import-eksportit dhe të institucioneve të tjera financiare të kredisë, duke e rritur me 20 për qind prezencën e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Zv-ministri kinez i Tregtisë, sugjeron krijimin e qendrave të panaireve, hapjen e tregjeve për shitjen me shumicë dhe pakicë në disa vende të rëndësishme në zhvillim. Kina do të shtojë importin nga këto vende duke ulur apo hequr taksat doganore.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China