PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, SME-të drejt tregjeve në zhvillim për të rritur eksportet
2012-09-12 18:59:46 CRI Komenti juaj Printoni

Afro 70 për qind e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme të Kinës, po presin një rritje në eksportet e tyre në tre muajt e ardhshëm edhe pse janë pesimistë në lidhje me perspektivën e ekonomisë botërore, sipas një studimi të kohëve të fundit.

69 për qind e NVM-me kanë deklaruar se presin që shitjet e tyre të rriten pasi ato po zgjerohen drejt tregjeve në zhvillim, duke rritur praninë e tyre në internet dhe duke ndërmarrë masa të tjera.

Këtë vit, Kina ka parë një ngadalësim në tregtinë e jashtme. Gjatë 7-mujorit të parë të këtij viti, eksportet u rritën vetëm me 7.8 për qind nga viti në vit. Në korrik, eksportet u rritën vetëm me 1 %, niveli më i ulët i rritjes që nga viti 2009.

Kryeministri kinez Wen Jiabao paralajmëroi muajin e kaluar se ekonomia vendase gjendet ende nën presion dhe ngadalësimi ekonomik mund të vazhdojë për disa kohë.

Megjithatë, studimi tregon se pjesa më e madhe e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme janë optimiste për eksportet e tyre dhe janë në kërkim të vazhdueshëm për mënyrat se si mund të rrisin të ardhurat.

"Plani për të zhvilluar biznesin nuk qëndron në modelin e vjetër të uljes së çmimeve. Qëllimi i tyre është që të rriten në tregjet e reja në zhvillim," shprehet Alan Tien, menaxheri i përgjithshëm i PayPal për Kinën. Nga studimi del se afro gjysma e kompanive përdorin PayPal ne transaksionet e shitjeve.

Nga NVM-të e anketuara, 77 për qind u shprehën se po kërkojnë për tregje të reja e në zhvillim për t'i mbijetuar turbulencave të tregtisë së jashtme.

Ndërkohë, 65 për qind e të anketuarëve u shprehën se po planifikojnë të rrisin prezencën e tyre në internet, ndërkohë një përqindje e njëjtë u shpreh se plani i tyre është ofrimi i një game më të larmishme produktesh.

Zhejiang Sanle Plastic Co, një kompani për prodhimin e produkteve plastike me seli në provincën Zhejiang, është një prej shumë kompanive e cila po orientohet drejt tregjeve të reja e në zhvillim.

80 për qind e biznesit të kompanisë vjen nga jashtë. E përballur me një rënie të kërkesës, Yu Mulin, e cila e themeloi kompaninë së bashku me bashkëshortin e saj në vitin 2000, ka nisur të kërkojë për mundësi të reja drejt tregjeve në zhvillim.

"Më parë ne prisnim që klientët të vinin tek ne," u shpreh ajo. "Tani, ne po shkojmë jashtë në përpjekje për të tërhequr klientët. Sidomos në tregjet më pak të eksploruara."

Rreth 1 për qind e shitjeve të kompanisë vjen nga tregjet e reja, dhe ndër klientët e saj bëjnë pjesë edhe kompania kozmetike japoneze Shiseido dhe kompania amerikane Microsoft Corp.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China