Mosmarrëveshjet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mbi industrinë e energjisë së përtëritshme janë shpeshtuar.
Pas lançimit të masave anti-dumping nga Departamenti amerikan i Tregtisë kundrejt produkteve të energjisë fotovoltaike kineze në maj dhe produkteve që punojnë me energjinë e erës në korrik, Ministria kineze e Tregtisë
(MOFCOM) filloi një hetim për disa projekte amerikane për energjinë e përtëritshme në 20 gusht. Ajo bëri të ditur se gjashtë strategji dhe masa të SHBA-së për subvencionin dhe mbështetjen e kompanive amerikane që merren me burimet energjisë së rinovueshme, shkelin rregullat e OBT-së, duke dëmtuar tregtinë ndërkombëtare.
Njoftimi i Ministrisë kineze të Tregtisë bën të ditur se në bazë të"Ligjit të Tregtisë së Jashtme" dhe "Normave të Hetimit ndaj Barrierave në Tregtinë e Jashtme", Ministria do të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me ligjin, duke i kërkuar SHBA-së të anulojë hetimet të cilat janë në kundërshtim me marrëveshjet e OBT-së. Gjithashtu, Kina kërkon që SHBA-ja t'i trajtojë në mënyrë të drejtë produktet e energjisë së përtëritshme të importuara nga Kina.
Prodhuesit janë të shqetësuar se mosmarrëveshjet midis Kinës dhe SHBA-së mbi industrinë e energjisë së përtëritshme mund të dëmtojë bashkëpunimin
dypalësh në këtë sektor, duke çuar në një ndikim negativ në zhvillimin e energjisë së përtëritshme të mbarë botës.