PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fërkimet kino-amerikane mbi energjinë e përtëritshme
2012-09-11 16:54:22 CRI Komenti juaj Printoni

Pasiguria e tregjeve

Fërkimet tregtare midis Kinës dhe SHBA-së në sektorin e energjisë së përtëritshme gjenden si për energjinë diellore ashtu dhe për atë të erës dhe ndoshta mund të zgjerohen dhe në industritë e tjera të energjisë së përtëritshme në të ardhmen, gjë që ka shkaktuar ankth dhe pasiguri në tregjet në të dyja anët e Pacifikut.

Gjatë hetimeve, SHBA-ja nuk e njeh statusin e ekonomisë së tregut të Kinës, por e krahason çmimin e eksporteve kineze me atë të një vendi 'surrogat'. Në shumë raste, çmimi i eksporteve kineze është më i ulët se i vendeve të tjera, pasi Kina ka kosto më të ulët prodhimi, për shkak të krahut të lirë të punës dhe çmimit të ulët të materialeve të para. Si pasojë, nëse Kina do të përdorë të njëjtën mënyrë llogaritjeje si ajo e SHBA-së lufta tregtare në sektorin e enrgjisës së re do të jetë e pashmangshme.

Li Chunding është i mendimit se për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare është thelbësore për Kinën që të forcojë konkurrueshmërinë e industrisë së energjisë së përtëritshme dhe të përshpejtojë përmirësimin industrial. Produkte kineze të energjisë së re, nëse bëhen më konkurruese, do të shiten në më shumë vende dhe barrierat tregtare do të kenë më pak efekte mbi eksportin kinez, pa marrë parasysh se cili vend i ka ngritur këto barriera.


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China