PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bërja e pazarit në "Shopping Mall"
2012-08-16 19:28:16 CRI Komenti juaj Printoni

Qendrat tregtare në Kinë

Sipas statistikave, çdo vit, në mbi 40 qytete kineze shtohen mbi 80 qendra tregtare. Qendra e parë tregtare në Kinë quhet Tianhecheng dhe gjendet në Guangzhou të Kinës jugore. Kjo qendër u hap më 18 gushtin e vitit 1996 me një vlerë investimi prej 1.2 miliard juanësh, me një sipërfaqje totale 160 mijë metra katrorë.

Në Kinë, përhapja dhe zhvillimi i qendrave tregtare është më i vonshëm se në disa vende të tjera. Pjesa dërrmuese e tyre janë hapur pas vitit 2005. Me zhvillimin e shpejtë të ekonomisë kineze, numri i qendrave tregtare u rrit shumë si Tianhecheng në Guangzhou, Tongluowanguangchang në Shenzhen, Zhengdaguangchang në Shangai dhe Jinyuan në Pekin.

Lidhur me zhvillimin e qendrave tregtare në Kinë disa specialistë u shprehën të shqetësuar pasi sipas statistikave, deri në tetorin e vitit 2010, në Pekin gjendeshin të paktën 70 qendra tregtare, ndërsa në Nju-Jork vetëm 27 prej tyre. Në Pekin ka shumë qendra tregtare sa ka bërë që oferta të jetë më e madhe se kërkesa. (Çang Çuo/Albana)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China