PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bërja e pazarit në "Shopping Mall"
2012-08-16 19:28:16 CRI Komenti juaj Printoni

Tani në Kinë, një pjesë e njerëzve përkrahin zhvillimin e qendrave tregtare, por një pjesë e kundërshtojnë atë.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Qendrës së Blerjeve të Kinës Guo Zengli është i mendimit se me zhvillimin e shoqërisë dhe me ngritjen e standardit të jetesës, mënyra e blerjeve ka bërë progres të konsiderueshëm. Blerja në qendrat tregtare është një mënyrë moderne dhe model i suksesshëm tregtar.

Guo Zengli shton se sot, qendrat tregtare nuk shërbejnë vetëm për të bërë pazar, por, si një model kompleks tregtar, shërbejnë edhe për argëtim, çlodhje e shërbime të tjera.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës kineze të njësive tregtare, Wang Yongping, tha se komsumatorët amerikanë nuk e kanë mundësi të ndërthurin blerjet me çlodhjen, ndërsa në Kinë kjo gjë është e mundur.

Sipas një sondazhi, kinezët shpenzojnë më shumë kohë për blerje apo për qëndrim në dyqane. Nëse në dyqane ofrohet mundësia për pushim, argëtim dhe blerje, atëherë konsumarët kinezë do të shpenzojnë më shumë kohë në "shopping mall".

Ndërsa drejtori i Grupit të Investimeve Zhong Kun të Pekinit Huang Nubo nuk përkrah zhvillimin e qendrave tregtare. Ai mendon se ndoshta ngritja e kaq shumë qendrave tregtare nuk përputhet me situatën e Kinës dhe tendencën e zhvillimit të sektorit të pasurive të paluajtshme.

Tani në Kinë në qendrat tregtare ndërthuret blerja me kënaqësinë. Aty mund të gjejmë kinema, bare e restorante, salon bukurie madje dhe librari. (Çang Çuo/Albana)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China