PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do të heqë tarifat e pagesave rrugore gjatë festave kombëtare
2012-08-09 20:28:50 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas specialistëve të Ministrisë kineze të Transportit, pas heqjes së tarifave për rrugët me pagesë, çdo person mund të kursejë dhjetëra juanë. Në përgjithësi, e mbarë popullata do të kursejë mbi 10 miliardë juanë nga heqja e kësaj tarife gjatë festave kombëtare.

Profesori Zhu Lijia tha se vitet '80 ky proces varej vetëm nga financimi i qeverisë, gjë që ndikoi në ndërtimin e infrastrukturës në Kinë. Sot situata ka ndryshuar, kemi modelin që kompania siguron të holla për ndërtimin e rrugëve, nëpërmjet tarifave të pasagjerëve. Por ky model duhet të reformohet dhe të publikohet kostoja e përfitimeve. Ai theksoi se heqja e pagesave për kalimet në autostradë është një tendecë dhe kostoja e qarkullimit në to duhet të jetë angazhim i autoriteteve përkatëse.

Më 21 korrik, Pekini u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe autostrada që të çon në aeroport vijoi me vjeljen e tarifave, gjë që ka ngjallur polemika mes banorëve.

Lidhur me këtë, Zhu Lijia u shpreh se në raste të veçanta duhet të hiqen tarifat për kalim në autostrada. Nga njëra anë, kjo duhet të përkojë me informacionet mbi parashikimin e motit dhe nga ana tjetër, duhet të përcaktohen këto përmbajtje në projektin e ndihmës emergjente nga qeveritë lokale.

Përsa i përket politikës së heqjes së pagesave për kalimin në autostrada gjatë festave të rëndësishme kombëtare, pjesa dërrmuese e banorëve të tjeshtë mendojnë që është një gjë e mirë. Por, një pjesë e tyre shqetësohen pasi ky fenomen ka edhe riskun e trafikut.

Zv.dekani i Universitetit të Chengdu-së, Zhang Qiyou:

"Heqja e tarifave për kalime gjatë festave të rëndësishme është e arsyeshme dhe në përputhje me vullnetin dhe dëshirën e banorëve të thjeshtë. Sektorët e tranportit duhet të forcojnë administrimin dhe të heqin pagesat e pa arsyeshme, që ta bëjnë më të lehtë për banorët."

Sipas raporteve të vitit 2011 nga kompanitë e listuara në tregun e aksioneve Shangai e Shenzhen, përqindja e përfitimeve mesatare në këtë industri u regjistrua 56.08%, pra në një nivel shumë të lartë të përfitimeve, duke kaluar sektorin e pasurive të paluajtshme (përqindja e përfitimeve mesatare në këtë sektor ishte 39.38% në vitin 2011). (Çang Çuo/Albana)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China