PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do të heqë tarifat e pagesave rrugore gjatë festave kombëtare
2012-08-09 20:28:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kina pritet të heqë tarifat e pagesave rrugore për makinat e pasagjerëve gjatë festave zyrtare.

Kjo erdhi pas shqetësimeve në rritje në lidhje me bllokimin e trafikut gjatë festave kombëtare, shkaktuar nga grumbullimi i mjeteve në stacionet e pagesave.

Njoftimi i fundit i lëshuar nga Këshilli i Shtetit thotë se është e vendosur ofrimi i një kuponi falas për automjetet private gjatë pikut të udhëtimit.

Makinat e pasagjerëve deri në shtatë sedilje, si dhe motoçikletat do të mund të udhëtojnë nëpër rrugët me pagesë, urat dhe tunelet, falas gjatë Festës së Pranverës, Ditës së Përkujtimit, Festës së Punëtorëve dhe Festës Kombëtare.

Liu Yue është një motorist, i cili e kalon pjesën më të madhe të pushimeve "mbi rrota".

"Sigurisht që jam i lumtur për këtë lajm. Do të më ndihmojë në reduktimin e shpenzimeve të mia të udhëtimit. Njëherë, shpenzova afro 600 juanë si tarifë për pagesat e rrugëve gjatë një udhëtimi. Patjetër që do të bëj një xhiro sapo të hiqen tarifat, do të jetë një përvojë totalisht e ndryshme."

Megjithatë, Xiao Yang, i cili nget makinën nga puna për në shtëpi shprehet se rregullorja e re mund të shtojë trafikun në rrugë.

"Familjet të cilat fillimisht planifikuan të udhëtojnë për një ditë mund të ndryshojnë planet e tyre dhe të shkojnë për një turne më të gjatë. Mund të ketë trafik. Pse nuk është mundësia që rrugët të jenë pa pagesë në çdo kohë?"

Vitin e kaluar, autoritet e trafikut në 16 provinca raportuan se shumica e rrugëve me pagesë janë të mbytyra në borxhe.

Raportet tregonin se në shumë krahina borxhi është mbi 1 miliard juanë për ndërtimin e rrugëve, ku vetëm katër prej tyre, duke përfshirë Pekin, regjistruan fitime.

Megjithatë, shoferët shfaqin shqetësime se edhe pas shlyerjes së borxheve, pagesat vazhdojnë në disa rrugë.

Cheng Shidong, një studiues në Institutin e Transportit për Zhvillim Kombëtar dhe Komisionit të Reformës, shprehet se kjo ka të bëjë me sistemin e menaxhimit të rrugëve me pagesë.

"Më parë, rrugët menaxhoheshin në mënyrë individuale, tani menaxhohen nga qeveritë vendore. Marrim Pekinin për shembull, paratë e mbledhura nga të gjitha rrugët me pagesë, pa marrë parasysh se janë nga autostrada Pekin-Tangshan apo nga ajo Pekin-Shijiazhuang, drejtohen nga e njëjta njësi dhe autoritetet vendore i përdorin këto para për të mbuluar shpenzimet për ato rrugë me pagesa të cilat dështuan në gjenerimin e të ardhurave."

Cheng shton se heqja e tarifave për rrugët me pagesë gjatë festave zyrtare nuk është zgjidhja ideale për frenimin e bllokimit të trafikut.

"Rrugët me pagesë janë gjithnjë të zëna gjatë festave dhe pritet që të ketë akoma më shumë fluks nëse makinat do të lejohen të hynë falas. Përveç kësaj, për një zgjidhje afatgjatë, qeveria vendore mund të ri-negociojë kontratat e saj të komisionit me kompanitë që menaxhojnë rrugët me pagesë. "

Rrugët me pagesë në të gjithë vendin mund të vendosin pagesa për një periudhë maksimale prej 30 vjetësh.

Kina ka mbi 74 mijë kilometra autostrada, 95 për qind e të cilave janë rrugë me pagesë.(Albana) 

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China