PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Standardi i jetesës në Shangai, më i lartë se në Nju-Jork
2012-07-04 16:51:42 CRI Komenti juaj Printoni

Zota e re Pudon është bërë tani pika e rëndësishme e shtimit të ekonomisë të qytetit Shangai dhe është bërë një zonë ndërkombëtare ekonomike, tregtare, monetare, të transportit etj.

Potenciali kompleks ekonomik i zonës së re Pudon është shtuar në mënyrë të dukshme. Sipas të dhënave në vitin 2004, vlera e përgjithshme e industrisë së zonës së re Pudon arriti në mbi 350 miliardë juanë.

Në zonën e teknologjisë së reja dhe të larta Cangjian, janë përqendruar shumë ndërmarrje të teknologjive të reja dhe të larta kineze dhe të huaja. Vlera e përgjithshme e industrisë së elektronikës në këtë zonë zë 50 për qind të mbarë vendit. Këtu ka 9 linja prodhuese të qarqeve elektronike dhe kapaciteti i prodhimit zë 60 për qind të mbarë vendit. Vlera e prodhimit të softeve dhe vlera e eksportit të softeve zënë përkatësisht 30 për qind të të gjithë qytetit Shangai. Tani, në këtë zonë ka mbi 139 qendra të kërkimit studimor të shoqerive ndërshtetërore. Afro 5 mijë persona që u kthyen pas studimit nga vendet e tjera, kanë krijuar ndërmarrje në zonën e teknologjive të reja dhe të larta Cangjian.

Mësohet se , gjatë 15 vjetëve, shuma e investimeve të kapitaleve fikse të të gjithë zonës Pudon arriti në mbi 535 miliardë e 700 milionë juanë. Prej tyre, shuma e investimeve për ndërtimin e instalimeve bazë arriti në 136 miliardë e 500 milionë juanë. Në zonën e re Pudon janë ndërtuar një aeropor ndërkombëtar, një port, 5 ura mbi lumin Jance, 6 rrugë nën lumin Jance. Deri në vitin 2004, sasia e ngarkim-shkarkimit të kontejnerëve në portin Vaigaociao arriti në 943. Sasia e transportimit të aeroportit ndërkombëtar Pudon arriti në 1 milion e 880 mijë tonë, që zuri vendin e 10-të në botë.

Qendra tregtare botërore në Shangai, godina e tretë më e lartë në botë, është projektuar nga studio e arkitekturës Kohn Pederson Fox, me selinë qendrore në Nju Jork.

Në Shanghai 132 mijë persona janë milionerë, ndërsa 30% e tyre janë gra. Këto janë të dhënat më të fundit nga instituti i kërkimeve ekonomike Hurun.

Në kryeqytetin ekonomik të Kinës secili nga këta 132 mijë persona kanë një pasuri personale mbi 10 milionë juanë, pra mbi një milion euro.

Sipas statistikave të institutit Hurun më tepër se gjysma e milionerëve të Shangait janë bërë të pasur nga aktivitetet private ndërsa 10% e tyre janë drejtues institucionesh dhe kanë paga shumë të larta.

Pasanikët kinezë nuk njohin krizë, me super makina

Në këto kohë të vështira ekonomike, vetëm në Kinë duket se shpenzimet për makina luksoze nuk ndalen. Ato janë shtuar dhe makina të markave super të kushtueshme, si Bentley e Rolls-Royce, e kanë dyfishuar shitjen e tyre në Kinë. Për të treguar këtë fakt, në Shangai është organizuar një eveniment, ku kanë marrë pjesë 450 automjete luksoze, si Lamborghini, McLaren, Bugatti etj. Ato kanë parakaluar në pistën që përdoret për garat e Formula 1, duke lënë me gojë hapur admiruesit e makinave.

"Kur Kina do të zgjohet, bota do të dridhet"; kjo profeci e Napolonit, që e formuloi në vitin 1816 duket se po bëhet realitet sidomos në planin ekonomik. Kina sot është vendi më i lakmuar për shumëkombëshet si dhe është në vendin e parë për thithjen e investimeve të huaja"


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China