Revista britanike " The Economist" dhe "Economist Intelligence Unit" publikuan kohët e fundit një listë mbi koston e jetesës në qytete të ndryshme botërore. Në këtë listë thuhet se Zyrihu i Zvicrës është qyteti me standardin më të lartë të jetesës në botë, ndërsa qyteteti i Shangait u rendit në vendin e 42-të dhe kryeqyteti i Kinës, Pekini, në vendin e 59-të.
Në korrikun e vitit 2011, kompania amerikane Mercer publikoi një sondazh mbi koston e jetesës, ku thuhet se pesë qytete kineze hynë në 50 vendet e para, Hong-Kongu, Pekini, Shangai etj., duke kaluar një nga qytetet më të shtrenjta të SHBA-së, Nju-Jorkun. Në këtë sondazh u përfshin 214 qytete botërore dhe nga 11 qytetet kineze që morën pjesë, 5 prej tyre ishin në listën e 50 vendeve të para. Hong-Kongu u rendit në vendin e 9-të, ndërsa Pekini, Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen u renditën përkatësisht në vendet e 20-të, 21-të, 38-të dhe të 43-të.
Gazeta "Renminribao" referoi një artikull në internet, ku thuhet se në Kinë rroga mesatare është 5000 juanë;për një të ngrënë në KFC do të shpezoni rreth 30 juanë, ndërsa në restorant të zakonshëm do të shpezoni të paktën 100 juanë. Nëse bleni një palë pantallona Levis do të shpezoni rreth 400 juanë.
Por, në SHBA rroga është rreth 5000 dollarë, për një të ngrënë në KFC do të shpezoni 4 dollarë, ndërsa në restorant të zakoshëm do të shpezoni 40 dollarë dhe nëse blini një palë pantallona Levis do të shpezoni 20 dollarë.
Në këtë artikull në internet thuhet se diferenca më e madhe qëndron në çmimin e banesave. Në një qytet amerikan të nivelit të dytë, një shtëpi me sipërfaqje 200 metra katrorë kushton 400 mijë dollarë dhe një individ i shtresës së mesme duhet të shpenzojë rrogën e 7-8 viteve për ta blerë këtë shtëpi. Ndërsa në Pekin një profesor i moshës 30-vjecare mund të blejë një shtëpi me sipërfaqje 100 metra katrorë në moshën 60-vjecare.
Përdoruesi i internetit, Jameson K shkruan: Jam një i huaj që jetoj në Shangai, shpezimet e jetesës për çdo muaj shkojnë afërsisht 1000 dollarë. Banoj në një apartament me tre dhoma, 5 minuta larg nga stacioni i metrosë. Shpezimi për transportin publik në ditë është afësisht një dollar. Nëse udhëtoj me taksi për të shkuar në qendrën e qytetit, do të shpenzoj 5 dollarë. Një drekë ose darkë do të shkojë afro 2-3 dollarë. Kostoja e këtushme ndoshta është sa gjysma e asaj në Nju- Jork.
Shangai e Pekini po tërheqin gjithnjë e më shumë të pasur
Sipas njoftimeve të gazetës hongkongase Wenhui, rritja e vazhdueshme e ekonomisë aziatike po tërheq gjithnjë e më shumë të pasur dhe shumë investitorë. Sipas statistikave, në 10 vitet e fundit, nga 10 qytetet që elita e shoqërisë vendos të jetojë e investojë, 6 janë aziatikë. Sipas një raporti të publikuar nga City Banka dhe Kompania angleze Knight, në listën e qyteteve që kanë epërsi për tregti dhe për të jetuar, Shangai e Pekini zunë përkatësisht vendin e 3-të dhe të 4-t, duke u shndërruar në qytetet më të lakmuara për investituesit.
Sipas raportit, deri në vitin 2020, ndër 10 qytetet më tërheqëse për të jetuar e investuar 6 prej tyre gjenden në Azi. Megjithëse vendin e parë dhe të dytë e zënë Londra e Nju-Jorku, Hong-Kongu ndodhet në vendin e 5-të, Singapori i 6-ti, Tokio në vendin e 8-të dhe në 2 vendet e fundit renditen Parisi e Moska.
Sipas raportit, rritja e forcës tërheqëse ka ardhur si pasojë e rritjes së fortë ekonomike në krahasim me tregun perëndimor. Niveli i lartë i punësimit, taksat e ulëta, sistemi i mirë arsimor e ai i infrastrukturës, janë elementët që kanë ndikuar e do të ndikojnë në tërheqjen e investitorëve.