PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Biznesi i ushqimeve të shpejta në Shqipëri
2012-05-23 20:26:57 CRI Komenti juaj Printoni

Drekë në 'fast-food'

Pjesa më e madhe e punonjësve shqiptarë të administratës publike apo asaj private ushqehen në 'fast food'e, pasi pjesa dërrmuese e institucioneve nuk kanë brenda tyre mensat institucionale ose dhe ambiente ku mund të hahet. Keshtu që përgjithësisht gjurmohet ndonjë restorant i lirë popullor, ose 'fast-food' ….

'Fast Food' (ushqim i shpejtë) apo 'Slow Food' (ushqim i ngadalshëm) zbulon dilemen që kane shumë njerëz kur duhet të hanë jashtë shtëpisë. Dilemë që shqiptarët e kanë njohur pas viteve '90. Ne 'Piazza di Spagna' të Romës hapja e legjendarit Mc Donald's ndodhi ne vitin 1986, por u shoqërua me protesta, falë një tjetër ndërgjegjësimi qytetar aty.

Ndërkohë, shqiptarët e mësuar dikur që çdo gjë ta hanin në mënyrë artizanale nga duart e tyre, me ritmet e përshpejtuara të kohës nisen t'i drejtohen edhe 'fast-food'-eve që iu ofroi hapja me Botën. Dhe mbërriti 'fast-food mania'…

Fast Food mania

Akoma nuk ka statistika të sakta, por sidomos nxënësit e shkollave dhe studentët, të cilet janë me të ardhura të ulëta, janë edhe klientët më të rregullt të 'fast-food'-eve të shumtë pranë shkollave apo institucioneve. Por jo vetem ata. Shumëkush i bie shkurt duke drekuar në një 'fast-food'. Së pari, sepse kushton më lirë të hash aty.

Megjithëse 'fast-food'-et sot shkaktojnë alarm në të gjithë Botën, por përsëri nuk e humbin një lloj klientele. Ndërkohë simboli i 'fast-food'-eve, Mconald's, përpiqet të përmirësojë menynë dhe hedh në treg linjën më të shëndetshme 'Salad Plus'. Bashkë me McDonald's në Botë shtohen 'fast-food'-e apo baret ku mund të hash shpejt dhe me një gamë më të gjerë ushqimesh biologjike të freskëta.

Ka dhe pak restorante 'me gatime shtëpie', ku mund të gjesh kuzhinë tradicionale që nga tava e dheut, pilaf, paçe, tasqebap, tavë kosi, pastiço, sallatra, ëmbëlsira etj. Një restorant i tillë është në disa zona të ndryshme të Tiranës, duke i reklamuar të gjitha gatimet edhe në banak. Me çmime të përgjysmuara krahasuar me restorante të tjera, ku çmimet nuk mund të përballohen nga të gjithë. Këto restorante mbeten njëkohësisht të vetmet që mund të konkurrojnë 'fast-food'-et.

Në një fast-food pranë Radio Televizionit Shqiptar, që shërben për klientë të ndryshëm të cilët nuk kanë shumë kohë të kthehen në shtëpi për të ngrënë.

Korrespondeti i RJK-së i bëri një intervistë pronarit të këtij fast-food-i. Ai quhet Ladi dhe ka 6 vjet që e ka hapur këtë fast food, ku shërben një sërë ushqimesh të shpejta si donera, byreqe etj. Ai thotë që pjesa më e madhe e klientelës së tij janë studentë, nxënës, punonjës të RTSh-së, por edhe kalimtarë. Ai thotë se është i kënaqur me këtë biznes, pasi i ka sjellë përfitime.

Armando një i ri nga Tirana, thotë se kohën e drekës kryesisht e ha jashtë pasi është ushqim i shpejtë dhe për arsye kohe, angazhimi etj. Ai thotë se është i detyruar që të paktën një vakt ta hajë jashtë.

Ndërsa Genti nga Tirana thotë se shpeshherë ushqehet jashtë shumicën e kohës pasi jeta është shumë dinamike dhe ai është shumë i angazhuar me punë. Ai thotë se në kohët e sotme ngrënia jashtë është shumë normale. Vetë ai preferon picat, mishin e pulës dhe sallatrat. Ai shton se njerëzit sot nuk kanë më kohë të gatuajnë dhe shumica e shqiptarëve hanë jashtë, si një tendencë që sa vjen e rritet. Kjo kryesisht për efekt të kohës.

(Vera/Bana)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China