PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Biznesi i ushqimeve të shpejta në Shqipëri
2012-05-23 20:26:57 CRI Komenti juaj Printoni

Restorantet, Fast Food-ët, mensat etj, sot mund t'i gjejmë në çdo cep të Shqipërisë. Aty mund të gjesh pula, patate, qofte etj dhe që në një kohë krize janë ekonomike dhe të shpejta.

Mezeritë e tilla, ndoshta janë edhe një nga elementët tradicionalë shqiptarë. Në këto vende ku ofrohet ushqim i shpejtë gjendet një klientelë e përzgjedhur, jo vetëm femra dhe meshkuj shqiptarë, por edhe prezenca e disa të huajve.

Një shtetas amerikan, Marc Crowford, në një intervistë për Top- Channel e konsideron frekuentimin e një mezerie si një ndër gjërat e domosdoshme që duhen bërë për të njohur Shqipërinë e vërtetë.

"Unë me miqtë vijmë shpesh në lokalet e tymit. Ushqimi im i preferuar këtu është qafë deleje dhe birrë, por sot jam për rrugë dhe kam marrë cola", thotë Crowford.

Ndërthurja e shijes me përvojën, cilësinë, dëshirën për të punuar dhe dëshirën për të ruajtur një nga elementët e traditës së një populli, arrin të konkurrojë edhe të ashtuquajturat restorante të klasit të parë.

Në këto mezeri përgatitja e disa nga asortimenteve është me një element bazë që është mishi.

Kompanitë e mëdha me shumë punonjës dhe kryesisht larg qendrës se Tiranës kanë ngritur për përsonelet e tyre mensat dhe restorantet me meny të pasur dhe çmime më të lira. Kjo mënyrë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe efikasitetin në punë.

Kryesisht bizneset e përqëndruara në autostradë ose larg qendrës së Tiranës, për shkak të largësisë dhe numrit të madh të punonjësve ndërtuan pranë tyre dhe mensa për punonjësit.

"Drekë me postë"

Por, një pjesë e mirë e bizneseve, të cilat nuk kanë ambiente të brendshme kuzhine, kanë nënshkruar kontrata me restorante të caktuara, qe ato t'ua çojnë ushqimin në vendet e punës. Kësisoj, në orarin e drekës ushqimi u vjen në zyrë me makina apo shërbim taksi motorash.

Një shërbim të tillë e kryen edhe firma Helios Catering, e cila veç organizimit te koktejleve, festave te ndryshme te bizneseve, bën dhe ushqyerjen e tyre të përditshme.

Të shumta janë edhe piceritë e restorantet e shumëllojshme pranë institucioneve të caktuara, që iu shërbejnë thjesht me një telefonatë. Iu çojnë kryesisht pica, por edhe sallatra e gjellëra të ndryshme, të paketuara.

Çmimet e mensave, më të ulëta

Çmimet në mensat e kompanive janë më të ulëta sesa ato te tregut për punonjësit, sepse ushqimet dalin me koston bazë, pa llogaritur qiranë e ambientit, transportin, energjinë etj, dhe pagesat mund të bëhen aty për aty, me kupona ose likuidim të mëvonshëm.

Makinetat e kafesë

Veç të ngrënit, një tjetër element i rëndësishëm në punë është edhe të pirit të ujit, një kafeje, çaji apo dhe aperitivëve gjallërues. Vihet re se është bërë gjithmonë e më e shtuar prania e makinetave të kafeve apo frigoriferëve ku mbahen pije dhe ujë i filtruar dhe i ftohtë, te cilat merren me qindarkat që hedh, ashtu si dhe kudo në Botë.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China