PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forumi i Davosit dhe të ardhurat fiskale të Kinës
2012-02-07 16:02:44 CRI Komenti juaj Printoni

Të ardhurat fiskale në Kinë për vitin 2011

Ministria kineze e financave thotë se të ardhurat kombëtare fiskale gjatë vitit 2011 u rritën, duke arritur një rekord prej 10.37 trilionë juanë (1.64 trilion dollarë amerikanë). Në bazë të tre-mujorëve, rritja e të ardhurave fiskale në shkallë vendi u ul sidomos në tre-mujorin e fundit.

Ministria e Financave tha se të ardhurat qëndrore fiskale arritën vitin e kaluar në 5.13 trilionë juanë, 20.8% më shumë, ndërsa qeveritë lokale mblodhën 5.24 trilionë juanë, një rritje prej 29.1%.

Jia Kang, drejtori i Qendrës së Kërkimeve Fiskale në Ministrinë e Financave shpjegon:

"Shifra e rritjes tregon situatën e përgjithshme në Kinë, të zhvillimit të sigurtë dhe të shpejtë, që ka sjellë edhe rritjen e të ardhurave fiskale. Padyshim do të sjellë shumë efekte positive pasi sa më shumë të ardhura fiskale do të thotë më shumë fonde për të përmbushur përmirësimin e sistemit të shoqërimeve dhe zhvillimin social". thotë Jia Kang.

Të ardhurat fiskale u rritën me 22.6 përqind në vit, me 8.97 trilionë juanë dhe të ardhurat jo nga taksat arritën 41.7 përqind me 1.4 trilionë juanë. Ministria ia atribuon shtimin, rritjes së shpejtë ekonomike, çmimeve, rritjes së taksës së të ardhurave për korporatat dhe vendimit për të përfshirë fonde jo-buxhetore në menaxhimin e buxhetit.

Rritja e taksës së të ardhurave për korporatat me 30.5 përqind nga një vit më parë me 1.68 trilionë juanë, i dha një shtysë kthimeve ekonomike të ndërmarrjeve.

Në bazë tre-mujori, rritja e të ardhurave fiskale kombëetare u ngadalësua vitin e kaluar. Të ardhurat fiskale ranë në 10 përqind në tremujorin e katërt, krahasuar me 33.1 përqind në tre-mujorin e parë, 29.6 me të dytin dhe 25.9 me të tretin.

Ekspertët e financave thonë se kjo u shkaktua nga një ulje ekonomike, reforma e taksës personale, zbutja e inflacionit dhe dobësimi i vëllimit të transaksioneve në sektorin e automjeteve dhe të pronave në vend. Jia Kang, drejtori i Qendrës së Kërkimeve Fiskale në Ministrinë e Financave shpjegon:

"Kjo lidhet me situatën e përgjithshme të zhvillimit ekonomik. Pjesa e parë e 2011 kishte një rritje të shpejtë ekonomike dhe çmimet qëndruan të larta, duke sjellë rritjen e të ardhurave fiskale. Por më pas rritja ekonomike u ngadalësua pak dhe çmimet nisën të ulen në pjesën e dytë të 2011". thotë Jia Kang.

Bai Jingming, një eksper në Ministrinë e Finacave thotë se kur ekonomia në zonat perëndimore dhe qendrore rritet shpejt, struktura e shifrës së të ardhurave rajonale fiskale ndryshon.

"Në pjesën lindore të vendit, shifra e rritjes së të ardhurave fiskale është rreth 20 përqind, por shifra ka qënë 30 përqind në pjesën perëndimore dhe qendrore të Kinës" thotë Bai Jingming.

Ministria e Financave thotë se struktura e shpenzimeve fiskale u përmirësua vitin e kaluar dhe rriti mbështetjen për sektorët që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me jetën e kinezëve, siç janë: arsimimi, kujdesi shëndetësor, sigurimet shoqërore, punësimi, strehimi dhe kultura. (Ardi Pulaj)

Të dhëna të përgjithshme mbi të ardhurat fiskale të Kinës:

Të ardhurat fiskale në Kinë përfshijnë taksat, çmimet administrative dhe të ardhurat e tjera shtetërore si gjobat dhe të ardhurat nga asetet qeveritare.

Sipas Institutit të Statistikave, ekonomia e Kinës u rrit me 9.2 përqind në 2011, teksa rritja e Prodhimit të brendshëm Bruto ra në 8.9% në tre-mujorin e fundit të vitit të kaluar.

Ministria e Financave thotë se taksa për të ardhurat personale ishte 605.4 miliardë juanë në 2011, 25.2% më shumë se një vit më pare. Taksa ra 5.5% në tre-mujorin e fundit pasi qeveria rriti limitin e taksës së të ardhurave personale në shtator.

Shpenzimet fiskale në shkallë kombëtare u rritën me 21.2% me 10,89 trilionë juanë në 2011.

Shpenzimet fiskale qendrore arritën 5.64 trilionë juanë, ndërsa qeveritë lokale, që mblodhën 3.99 trilionë juanë në kthim taksash dhe transferim pagesash nga buxheti qendror vitin e kaluar, shpenzuan 9.24 trilionë juanë. (Ardi Pulaj)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China