PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forumi i Davosit dhe të ardhurat fiskale të Kinës
2012-02-07 16:02:44 CRI Komenti juaj Printoni

Përfundoi Forumi Botëror Ekonomik në Davos

Takimi i këtij viti i Forumit Botëror Ekonomik përfundoi në Davos të Zvicrës. Gjatë takimit, politikanët dhe liderët e biznesit propozuan një sërë zgjidhjesh për të kaluar krizën e tanishme makroekonomike.

E ardhmja e Eurozonës dhe ajo e borxhit sovran ishte në fokusin e diskutimeve gjatë takimit të Forumit Davos.

Për shkak se kriza e borxhit po përhapet dhe shumë vende nuk kanë aftësi për rimëkëmbjen ekonomike, kompanitë janë konsideruar si faktor kyç në krijimin e më shumë vendeve të punës dhe stabilizimin e situatës ekonomike.

Drejtori ekzekutiv i Hong Kong-ut Donald Tsang ka ndarë eksperiencat e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Kinës për financimet. Sipas tij, Hong Kong-u realizoi financim jo vetëm tek bankat, por edhe tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.

"... Në 2008 kemi vepruar mirë. Ruajtëm vendet e punës, siguruam sipërmarrjet, sepse ne dhamë të gjitha kreditë për bankat. Dhe në fund të vitit, norma e borxhit ishte pothuajse zero. Nga ana e qeverisë, unë nuk bëra asnjë gjë të veçantë, vetëm u dhashë atyre shanset që ta realizojnë." thotë Donald Tsang.

Në fillim të Forumit Ekonomik të Davosit, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristiane Lagarde tha se 17 vendet e Eurozonës nuk kanë nevojë që të shtrëngojnë shpenzimet në mënyrë dramatike, për të ulur nivelin e borxhit me të njëjtin ritëm.

Ajo mendon që Eurozona duhet të krijojë "një mur të qartë e të thjeshtë mbrojtës", për të kontrolluar përhapjen e mëtejshme të krizës së borxheve dhe për të rifituar besimin në tregje.

Për të stabilizuar ekonominë, edhe tregtia globale duhet të konsiderohet si një forcë stimuluese.

Ron Krik është përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së.

"Vendet e ndryshme dhe udhëheqësit e tyre duhet medoemos të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion. Një gjë e mirë është që tregtia është vërtetuar si një rrugë që mund të krijojë gjallërinë ekonomike dhe më shumë vende pune." thotë Ron Krik.

Ministrat e Tregtisë të Indisë, Indonezisë, Australisë dhe SHBA-së janë të mendimit se ekzistojnë pengesa politike në arritjen e një norme të përbashkët dhe kjo ka ndikuar negativisht në marrëveshjet që janë nënshkruar.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Paskal Lami është i bindur se mund të bëhen më shumë gjëra në situatën e tanishme.

"Ka fusha, ku mund të bëhen përparime të vogla, duke u nisur me përjashtimet e OBT-së, që është një mënyrë për zgjatjen e perimetrit të rregullave. Zgjerimi i perimetrit është me vlerë." thotë Paskal Lami.

Megjithëse kohët e fundit FMN-ja uli parashikimet e saj për rritjen ekonomike në mbarë botën, guvernatori i Bankës së Kanadasë Mark J.Carney u duk më pozitiv në perspektivën e ekonomisë botërore, duke vlerësuar sistemin e tanishëm si më të shëndetshëm në krahasim me gjendjen në vitin 2008.

Krahas opinioneve të udhëheqësve për ekonominë botërore, në Forumin e Davosit është trashëguar edhe një traditë pozitive për të gjithë që kanë interes mbi ekonominë. Për të 10-tën herë, Forumit Botëror Ekonomik i Davosit publikoi të gjitha diskutimet gjatë takimit, duke e bërë këtë si një forum të hapur. Në të, publiku është lejuar që të marrë pjesë në dialogun me udhëheqësit e qeverive dhe bizneseve të ndryshme.

Për të siguruar që të interesuarit në mbarë botën mund të dëgjojnë opionionet e pjesëmarrësve, tani edhe në internet mund të gjenden të gjitha sesionet dhe diskutimet e hollësishme të takimit. (Jiang Lei)

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China