PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hyn në fuqi ligji i rishikuar i tatimit mbi të ardhurat personale
2011-09-07 17:49:20 cri komenti juaj Printoni

(Act 2, Chen Hu, Male)

"Personat të cilët bëjnë më pak se 38,600 juanë në muaj duhet të paguajnë një shumë të ngjashme me tatimin e mëparshëm. Kurse, ata të cilët fitojnë mbi këtë sigurisht që do të paguajnë më shumë. 38,600 juanë është kufiri ndarës."

Disa ekspertë kanë vënë në dukje se tani gjithnjë e më pak persona po paguajnë tatimin mbi të ardhurat personale, por kjo nuk do të thotë se të ardhurat nga taksat do të pësojnë rënie. Rritja e të ardhurave të qytetarëve do të thotë më shumë shpenzime për konsum, gjë që do të gjenerojë të ardhura të reja nga taksat, të ardhura këto që do të vihen në të mirë të shoqërisë dhe zhvillimit.

Sidoqoftë, analisti financiar Ye Tan beson se kufiri i caktuar zor se mund të rezultojë tek personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

(Act 3, Ye Tan, Female)

"Nuk mendoj se një kufi i caktuar i tatimit mbi të ardhurat personale do të jetë i përshtatshëm. Ne duhet të shohim aftësinë reale të konsumatorëve. Mendoj që pragu duhet të ndryshohet kohë pas kohe në lidhje me Indeksin e Cmimeve të Konsumit. Vetëm në këtë mënyrë qeveria mund të mbrojë aftësinë e qytetarëve për konsum si dhe të parandalojë cdo rënie të mundshme në konsum."

Por, ekspertë të tjerë kanë vënë gjithashtu në dukje që shoqëria nuk mund "t'i vari të gjitha shpresat" tek tatimi mbi të ardhurat personale për të zgjidhur cështje të "drejtësisë" në aspektin e shpërndarjes së të ardhurave. Tatimi mbi të ardhurat personale është vetëm një pjesë e reformës tatimore, e cila nuk është në gjendje për të arritur qëllimin e një sistemi të drejtë vetëm me një hap.

Për CRI, Unë jam Liu Min.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China