PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hyn në fuqi ligji i rishikuar i tatimit mbi të ardhurat personale
2011-09-07 17:49:20 cri komenti juaj Printoni

Duke filluar që prej 1 shtatorit, ligji i rishikuar i tatimit mbi të ardhurat personale do të hyjë në fuqi në mbarë vendin. Sipas këtij ligji, personave që marrin një pagë mujore nën 3500 juanë, nuk do t'u mbahet tatimi mbi të ardhurat personale. Më shumë se tre të katërtat e personave që më parë e paguanin këtë tatim, tani falë hyrjes në fuqi të ligjit të ri ata janë të përjashtuar nga kjo pagesë.

Reporteri:

Zhang Xiruo është një e punësuar pranë një kompanie financiare në Pekin. Paga e saj mujore është 5000 juanë. Para 1 shtatorit, ajo duhej të paguante një tatim mujor mbi të ardhurat personale prej 160 juanësh. Por, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, që prej 1 shtatorit, asaj i mbahen vetëm 10.5 juanë në muaj.

(Act 1, Zhang Xiruo, Femër)

"Unë mendoj se paratë e kursyera nga reduktimi i taksave mund të shkojnë për shpenzime të përditshme, si psh blerje në supermarket. Tani, mua më duhen afro 200 - 300 juanë për të bërë pazar, kështu që ligji i ri do më ndihmojë për të kursyer para."

Grupet që do të përfitojnë nga ky ligj janë personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme Përqindja e personave që paguajnë tatimin mbi të ardhurat është reduktuar nga 28 për qind në më pak se 8 për qind; pra nga 84 milionë në 24 milionë. Në Pekin, rreth 2.3 milionë individë kanë pushuar së paguari këtë taksë.

Pragu i 3500 juanëve ka kuptimin që, pas zbritjes së sigurimit dhe fondit të përbashkët, nëse pjesa që mbetet është më poshtë se 3500 juanë, atëherë ajo përjashtohet nga tatimi. Pra kjo do të thotë se personat që marrin më pak se 4545 juanë nuk do të duhet të paguajnë këtë tatim. Pra, po të krahasojmë ligjin e vjetër mbi tatimin mbi të ardhurat personale, kush prej grupeve do pagujë tani më shumë? Menaxheri Chen Hu e qartëson këtë.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China