Në konferencën e 3-të të industrisë së shërbimeve të Kinës, mbajtur kohët e fundit, ministri kinez i Tregtisë Chen Dëming, parashtroi pritshmërinë e qeverisë se gjatë periudhës së planit të 12-të pesëvjeçar, industria e shërbimeve në Kinë do të zërë 47% të GDP-së. Sipas ministrit, industria e shërbimeve do të bëhet industria kryesore për rritjen e vendeve të punës dhe nxitjen e koordinimit strategjik të strukturës ekonomike.
Sipas të dhënave të Ministrisë kineze të Tregtisë, vitin e kaluar, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit nga industria e shërbimeve arriti në 362 miliardë e 400 milionë dollarë amerikanë, duke zënë vendin e katërt në botë. Por niveli i industrisë së shërbimeve ka një diferencë të përshtatshme në krahasim me nivelin mesatar ndërkombëtar.
Ministri i Tregtisë Chen Dëming, tha se gjatë periudhës së planit të 12-të pesëvjeçar, Kina do të zbatojë një strategji hapjeje më intensive, duke e konsideruar industrinë e shërbimeve si platformë të re të pjesëmarrjes në bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar: