PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përfitimet e ndërsjella të Kinës dhe të botës
2011-04-27 21:04:41 cri komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Pascal Lamy, ishte përfaqësonte Bashkimin Evropian. Ai e njeh mirë situatën e Kinës Në fillim të këtij viti, në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, Lamy, tha se pranimi i Kinës në OBT, solli presion shumë të madh ligjor, ekonomik, shoqëror si edhe shtresave të ndryshme në Kinë. "Por Organizata Botërore e Tregtisë vendosi shumë sanksione ndaj Kinës. Njëkohësisht Kina sakrifikoi shumë për pranimin e saj në organizatë".

Ministri i kinez i Tregtisë, Chen Dëming, tha se Kina pagoi një çmim të shtrenjtë për pranimin e saj në OBT, por tani ajo po bëhet partnere e pjekur dhe e barabartë e OBT-së.

Gjatë 10 viteve të pranimit të Kinës në OBT, taksa mesatare doganore e Kinës u ul në 9.8% nga 15.3%, që ishte para pranimit të saj në organizatë. Janë hapur 100 sektorë të tregtisë së shërbimeve. Eksporti i Kinës u shtua 5.9 herë, ndërsa importi 5.7 herë. Vëllimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit u shtua mbi 3 herë. GDP-ja për frymë u shtua në mbi 4 mijë dollarë amerikanë në vitin 2010, nga 800 dollarë amerikanë që ishte më parë.

Vitin e kaluar, investimet e huaja në Kinë arritën në 100 miliardë dollarë amerikanë. Investimet e tyre gjatë 10-viteve të pranimit të Kinës në OBT, arritën në mbi 700 miliardë dollarë amerikanë. Investimet e mëdha të kompanive ndërkombëtare në Kinë, kanë sjellë përfitime shumë të mëdha.

Njëkohësisht, pas pranimit të Kinës në OBT, kompanitë kineze depërtuan shumë shpejt në tregun ndërkombëtar. Z. Long Yongtu, thotë se për sa u përket kompanive kineze, pranimi i Kinës në OBT, u ka sjellë atyre shumë përfitime, dhe ato kanë hyrë në tregun e gjerë ndërkombëtar. (Sihai)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China