PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përfitimet e ndërsjella të Kinës dhe të botës
2011-04-27 21:04:41 cri komenti juaj Printoni

Këtë vit shënohet 10-vjetori i pranimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë. Për sa i përket procesit të reformës dhe të hapjes në Kinë, pranimi i saj në OBT, konsiderohet një gur themelor shumë i rëndësishëm. Gjatë 10 viteve të Kinës në OBT, ekonomia kineze u zhvillua shumë shpejt, duke i sjellë botës shanse të mëdha tregtare. Pranimi i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, u bë një ngjarje e përfitimeve të ndërsjella në historinë e organizatës.

Në dhjetor të vitit 2001, pas bisedimeve të vështira 15-vjeçare, Kina u pranua në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ish-Kryepërfaqësuesi kinez në bisedime, Long Yongtu, i tha CRI-së: "Pranimi i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë jo vetëm shënon pranimin e saj në një organizatë ndërkombëtare, për të nxitur reformën dhe hapjen e brendshme. Në fakt, procesi i bisedimeve për pranimin e saj në OBT, shënoi procesin e bashkimit të ideve për hapjen e brendshme. Globalizimi është i pashmangshëm".

Për sa i përket Kinës, pranimi i saj në OBT ishte një zgjedhje e guximshme dhe e vështirë. Kjo tregoi se Kina duhet të pranonte rregullat e tregtisë shumëpalëshe dhe të premtonte mbrojtjen e pronësinë intelektuale, në fusha të tilla si industria, bujqësia, industria e shërbimeve, etj. Gjatë procesit të bisedimeve të vështira, brenda Kinës pati vërejtje të ndryshme. Disa industri të dobëta shqetësoheshin për situatën që mund tu krijohej pas hapjes. Ish-kryepërfaqësuesi i bisedimeve Long Yongtu, thotë se nëse do të pranohej futja e industrive të huaja, burimeve dhe specialistëve të huaj në vend, kjo patjetër do të vinte nën presion disa industri vendase.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China