PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Flamur Gjymishka: Intensifikohen marrëdheniet ekonomike Kinë-Shqipëri
2010-09-08 16:49:53 cri komenti juaj Printoni

Në një intervistë ekskluzive për Radion e Jashtme të Kinës, drejtori i Përgjithshëm i Doganave Z. Flamur Gjymishka na njohu me më shumë hollësira rreth tregtisë me Kinën.

Përsa i përket importeve të mallrave nga Kina Z. Gjymishka u shpreh se doganat shqiptare kanë pasur rezultate të kënaqshme në vjeljen e të ardhurave nga importet e mallrave që realizohen në Shqipëri.

Ai theksoi se administrata doganore me përkushtimin dhe punën e saj ka mundur që të realizojë jo vetëm objektivat e vendosura nga qeveria për realizimin e të ardhurave por ka krijuar dhe një trend të favorshëm edhe për periudhën e 6-mujorit të dytë, pasi rritja e të ardhurave nga njëri muaj në muajin tjetër ka qenë e konsiderueshme.

Ai gjithashtu shtoi se Kina sot përbën një nga eksportuesit kryesorë të të gjithë botës jo vetëm për Shqipërinë dhe niveli i importeve të vendeve të tjera është gjithnjë në rritje. Mallrat kryesore që importohen nga Kina janë të ndryshme si konfeksione, veshje të këmbës, pajisje e makineri, elektro-shtepiake etj.

Përsa i përket nivelit të importeve nga Kina ai na shpjegoi se ky nivel ka ardhur duke u rritur dhe kjo vjen si rezultat që tregu kinez siguron mallra me një cmim të volitshëm për tregun shqiptar dhe atë mbarë evropian.

Ai theksoi faktin se eksportet shqiptare kanë pësuar një rritje tepër të ndjeshme ndaj vendeve të tjera, dhe kjo vlerë nga 15 miliardë qe ka qenë në 6-mujorin e parë të 2009-ës është rritur në 40 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të 2010-ës.

Përsa i përket mallrave kryesore në drejtim të Kinës, vendin kryesor e zënë mineralet dhe konkretisht minerali i kromit që zë rreth 93% të të gjithë eksporteve në drejtim të Kinës, mallrat e tjera janë përsëri minerale kryesisht bakër etj.

Z. Gjymishka e përfundoi intervistën duke falenderuar qeverinë kineze për niveli e marrëdhënieve që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe R.P. të Kinës në fushën e doganave. Qeveria kineze ka dhënë një mbështetje, duke dhururar një skaner me vlerë 3 milionë dollarë i cili është vendosur në Portin e Durrësit dhe mundëson për një kontroll sa më efektiv për importet dhe eksportet, gjithashtu të dyja palët kanë rënë dakord në parim për nënshkrimin e një marrëveshje në fushën e doganave.

Le të shpresojmë që kjo marrëdhënie në një të ardhme të afërt do të konkretizohet dhe le të shpresojmë që këto marrëdhënie të pësojnë një hap të mëtejshëm.

Artikuj përkatës

Deficiti tregtar me Kinën u ul 64.8%
Olsi Bogo: Panairi i Guangzhout është një nga vendet më të mira në botë
Luan Shakaj: Panairi i Guangzhout është tjetër mrekulli e Kinës
Ylli Xhakollari: Nisi biznesin nga Panairi i Guangzhout


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China