PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do të lëshojë të martën anijen kozmike "Shenzhou-10"
2013-06-10 18:36:39 CRI Komenti juaj Printoni

Anija kozmike "Shenzhou-10" do të lëshohet në orën 05:38 të së martës, njoftoi të hënën zëdhënësja e programit të fluturimeve hapësinore me kozmonautë ​​të Kinës Wu Ping.

Znj. Wu tha gjatë një konference shtypi në Qendrën e Lëshimit të Satelitëve në Jiuquan se "Shenzhou-10" do të dërgojë në hapësirë tre astronautë, dy meshkuj dhe një femër. Kjo e fundit është astronautja e dytë pjesëmarrëse në misionin i fluturimeve me kozmonautë të Kinës dhe e para e lindur në vitet '80 të shekullit të kaluar.

Anija kozmike "Shenzhou-10" do të udhëtojë në hapësirë ​​për 15 ditë dhe do të kryejë dy prova bashkimi me modulin orbital hapësinor ​​"Tiangong-1", njëra automatike dhe tjetra manuale, bëri të ditur zëdhënësja Wu, duke shtuar se "Tiangong-1" është i gatshëm për këto prova dhe për pritjen e astronautëve. (Artani)

 

Anija kozmike "Shenzhou 10" lëshohet me sukses
Xi Jingping takon kozmonautët e "Shenzhou 10"
"Shenzhou 10", zhvillohet ceremonia e lëshimit
Astronautët e "Shenzhou-10" japin konferencën e parë për shtyp
Anijes kozmike "Shenzhou-10", leksione nga orbita
Kina do të lëshojë të martën anijen kozmike "Shenzhou-10"

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China