Miguel Indurain, gjiganti i çiklizmit

2017-07-03 15:29:19 CRI Komenti juaj Printoni

Më 1 korrik nisi Turi Çiklistik i Francës, që njihet si "Tour de France", i cili do të zgjasë deri në 23 korrik. Turi i Francës është një ndër veprimtaritë më të njohura dhe me rivalitetin më të ashpër jo vetëm të çiklizmit, por edhe të botës së sportit në përgjithësi. Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë çiklistët më të mirë të botës, kampionë të vërtetë, e pa dyshim një prej tyre është edhe Miguel Indurain.

Spanjolli Miguel Indurain është çiklisti i vetëm që ka fituar pesë herë radhas Turin e Francës, nga viti 1991-1995, ndonëse ky rekord u thye nga Lance Armstrong, i cili fitoi shtatë radhazi nga 1999-2005, por këta tituj Armstrong-ut iu hoqën pas pranimit prej tij të përdorimit të dopingut. Miguel Indurain është po ashtu fitues i një medaljeje ari në Olimpiadë. Fuqia, qëndresa dhe trupi i tij i madh 1.88 cm i gjatë dhe me peshë mbi 80 kg kanë bërë që ai të marrë nofkën Mig-u i Madh. Dhe ai do të ishte një sportist i madh jo vetëm në trup, por edhe në rezultate.

Miguel Indurain ka lindur më 16 korrik 1964, në atë që është sot një rrethinë e Pamplonës, kryeqendra e provinces së Navarrës në Spanjë. Ai ka tre motra dhe një vëlla, i cili ka qenë edhe ai çiklist profesionist. Kur mbushi dhjetë vjeç, Miguel-i i vogël mori si dhuratë për ditëlindje edhe një biçikletë, të cilën pas një viti ia vodhën. Atij iu desh të punonte në fushë me të atin për të blerë një të re.

Por çiklizmi nuk ishte zgjedhja e parë e Miguel-it fëmijë. Deri në moshën 14 vjeç, ai u mor me atletikë, basketboll e futboll. Pastaj ai u përfshi në një ekip çiklizmi dhe pikërisht në moshën 14-vjeçare zhvilloi garën e vet të parë, ku doli në vendin e dytë. Më pas, në garën e dytë, ai do të ishte fitues. Në moshën 18 vjeç, Indurain do të shpallej kampion në kampionatin kombëtar të çiklizmit për amatorët.

Në vitin 1984, tashmë 20 vjeç, Miguel Indurain mori pjesë në Olimpiadën e Los Anxhelesit. Ai do të bëhej i njohur në shtator të atij viti, kur fitoi etapën e katërt individuale me kronometër të Tour de l'Avenir (Turi i së ardhmes), një tur i ngjashëm me Turin e Francës, por kryesisht për amatorët dhe gjysmëprofesionistët. Në të vërtetë, Miguel Indurain në atë kohë sapo ishte bërë profesionist.


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore