Pekin, Forumi i Shkëmbimeve Kulturore Kino-Shqiptare

2016-08-27 11:25:24 CRI Komenti juaj Printoni

Zheng Enbo

Ke Jing

Iljaz Spahiu

Në Forum pjesëmarrësit ndoqën fragmente të poemës "Nënë Shqipëri" të Dritëro Agollit, të interpretuara në kinezisht dhe shqip, përgatitur nga Redaksia e shqipes në Radion e Jashtme të Kinës, CRI shqip.

Përkthyesi i njohur i gjuhës shqipe Zheng Enbo u shpreh plot emocion për pjesëmarrjen në këtë veprimtari dhe së bashku me zotërinjtë Chen Yingming dhe Cai Jinafeng, u dhuruan anëtarëve të delegacionit shqiptar Petrit Ymeri, Iljaz Spahiu dhe Bujar Hudhri librin "Nënë Shqipëri"në kinezisht.

Kurorëzimi me sukses i kësaj veprimtarie shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin kino-shqiptar në fushën e botimeve. Pas kësaj, Shtëpia Botuese "Gjuhët Huaja në Mësimdhënie dhe Kërkim" do të përgjigjet për konkretizimin e projektit të "përkthimit të ndërsjellë të librave kinezë dhe shqiptarë". Projekti është pjesë e Programit të Beogradit për Bashkëpunimin Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore, i publikuar pas takimit të kryeministrit kinez Li Keqiang dhe liderëve të vendeve të EQL-së, në dhjetor 2014. Ndërkohë, kjo shtëpi botuese do të importojë më shumë libra të shquar dhe do t'i prezantojë botës Kinën, duke shërbyer si një urë midis qytetërimeve kineze dhe të huaja.


1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore