Pekin, Forumi i Shkëmbimeve Kulturore Kino-Shqiptare

2016-08-27 11:25:24 CRI Komenti juaj Printoni

Cai Jianfeng

Petrit Ymer

Bujar Hudhri

Në fjalën e mbajtur në Forum, shefja e Zyrës së shkëmbimeve e bashkëpunimit ndërkombëtar të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit Ke Jing shprehu dëshirën për forcimin e shkëmbimeve kulturore midis Kinës e Shqipërisë. Sipas saj, projekti i përkthimit të veprave të ndërsjella do të nxitë shkëmbimet miqësore midis dy vendeve dhe shënon një moment kyç në historinë e shkëmbimeve kulturore kino-shqiptare.

Ndërdsa Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri është i mendimit se projekti i përkthimit të veprave të ndërsjella do të mbushë boshllëkun në fushën kulturore shqiptare, duke u sjellë lexuesve kinezë letërsinë e kulturën shqiptare, njëkohësisht lexuesit shqiptarë do të njohin letërsinë e kulturën e madhe kineze. Projekti do t'u sjellë dy vendeve më shumë pasuri kulturore dhe do të thellojë njohjen e kulturës e historisë së tyre, tha ai.

1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore