A ka ende mundësi investimi në Kinë?

2018-11-14 21:09:57 CRI Komenti juaj Printoni

Tregu botëror

Forumi i Boaos për Azinë, Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Afrikë dhe Eksporzita e Parë Ndërkombëtare e Importit, në këto katër veprimtari diplomatike të organizuara nga Kina në vitin 2018, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping i ka transmetuar botës një sinjal të vendosur, "Kina nuk do të mbyllë derën e hapjes, por do ta hapë më tej".

Atëherë, me çfarë i tërheq Kina investimet e huaja?

Së pari, me kërkesën e fortë të tregut. Me shtimin e të ardhurave të disponueshme për frymë, mundësia dhe dëshira e kinezëve për konsum është shtuar pandërprerë dhe struktura e produkteve të kërkuara nga ata i është afruar asaj të vendeve të zhvilluara. Epërsia e tregut kinez bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Së dyti, me mjedisin e përshtatshëm të biznesit. Nga një hetim i Bankës Botërore del se, për ngritjen e një kompanie në Kinë, duhen vetëm nëntë ditë, dhe koha për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare në Kinë është e shkurtër dhe kostoja e ulët.

Së treti, me qëndrimin e përzemërt të njerëzve. Populli kinez mirëpret popujt e vendeve të tjera të botës të përfitojnë nga zhvillimi i Kinës dhe është i gatshëm t'i ofrojë më shumë mundësi botës. Me konkurrencën e barabartë të tregut, me mjedisin politik të pastër dhe efikas, me mjedisin transparent ligjor dhe me qëndrimin e hapur, Kina ka besim dhe është në gjendje të bëhet një treg botëror.

"Të notojnë në det apo në pellg", kjo është alternativa përpara kompanive me investime të huaja. Duke marrë parasysh botën dhe të ardhmen, Kina do të ketë gjithmonë forcë tërheqëse për investimet e huaja. (Wang Lei)


1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore