A ka ende mundësi investimi në Kinë?

2018-11-14 21:09:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ndryshimi i strukturës

Me anulimin e trajtimit superkombëtar ndaj investimeve të huaja, një pjesë e kompanive me investime të huaja filluan të rregullonin linjat e prodhimit në Kinë. Me këtë rast, lindën thëniet për "tërheqjen e investimeve të huaja nga Kina".

Në fakt, shpërngulja e industrisë është një gjë e zakonshme për ekonominë e tregut. Por është e çuditshme që kur kjo gjë ndodh në Kinë, ajo bëhet "humbje e forcës tërheqëse për investimet e huaja". Në fjalimin e tij të mbajtur në një konferencë shtypi në vitin 2017, ministri i atëhershëm i Tregtisë i Kinës Gao Hucheng tha se vitet e fundit me të vërtetë u larguan nga Kina një pjesë e produkteve, por njëkohësisht hynë në Kinë edhe shumë shërbime të nivelit të lartë. Kjo është rezultat i luajtjes së rolit vendimtar të tregut në vendosjen e burimeve. "Nuk është e drejtë që të konsiderohet ndryshimi i strukturës së disa kompanive si 'fluks i largimit të investimeve'", theksoi ministri i Tregtisë i Kinës.

Në prill të këtij viti, "Samsung"-u mbylli zyrtarisht kompaninë e tij të telekomunikacionit në qytetin Shenzhen. Me këtë rast, shumë njerëz përsëritën motivin e vjetër të "tërheqjes së investimeve të huaja". Por vetëm një muaj më vonë, "Samsung"-u filloi punën e ndërtimit në qytetin Xian të fazës së dytë të objektit të çipave të kujtesës gjysmëpërcjellëse, me investime prej 7 miliardë dollarësh amerikanë. Nga qyteti bregdetar Shenzhen në qytetin qendror Xian, nga montimi i produkteve në integrimin e teknologjive, ndryshimi i strukturës së industrisë së "Sumsang"-ut në Kinë pasqyron ndryshimin e mënyrës së përdorimit të investimeve të huaja nga Kina.

Me hyrjen në fazën e zhvillimit më cilësor të ekonomisë kineze, edhe hapja e Kinës ka hyrë në një nivel të ri dhe ka ndryshuar edhe mënyra e përdorimit të investimeve të huaja. Sipas të dhënave statistikore, nga janari deri në korrikun e vjetshëm, sasia e investimeve të huaja të shfrytëzuara nga Kina pati një rënie të vogël, por struktura e tyre u përmirësua. Prodhimi i teknologjisë së lartë pati rritje prej 8.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2016-s, ndërsa shërbimet e teknologjisë së lartë u rritën 16.8%.

Kina ka ulur gjithnjë e më shumë pragun e hyrjes për investimet e huaja në industrinë e tekonologjisë së lartë, me vlerë shtesë të lartë dhe që mbrojnë mjedisin.

1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore