Piktura tradicionale kineze nxjerr fermerët nga varfëria

2019-02-26 15:48:07 CRI Komenti juaj Printoni

Piktura e bëra nga fermerët e Juye-së janë shitur në më shumë se dhjetë vende e rajone, dhe disa piktura lulegjakesh të tyre janë përzgjedhur si dhurata kombëtare për personalitetet e huaja.​

Vepra e fundit madhore e tyre është një pikturë gjigante lulegjakesh, që u vendos në sallën ku u zhvillua Samiti i 18-të i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Qingdao të provincës Shandong, në qershorin e vjetshëm, dhe që cilësohet si piktura më e madhe e stilit gongbi në Kinë. ​

Piktura, 15.5 metra e gjatë dhe 4.2 metra e gjerë, përmban 218 lulegjake dhe fermerëve piktorë iu deshën 77 ditë për ta bërë atë.​

Wang Dong-u, sekretari i Partisë i kontesë Juye, thotë se ata janë të gatshëm të ndihmojnë edhe fermerët e tjerë të varfër jashtë kontesë, me shpresën se marrja me pikturë do të ndihmojë edhe në rritjen e të ardhurave të tyre.

"Industria e pikturës është një nga rrugët tona kryesore për të rigjallëruar zonën rurale", thotë ai. "Ne do të përpiqemi sa më shumë për ta çuar këtë industri në një nivel më të lartë dhe për ta bërë atë të shtojë begatinë."


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore