Kinë, reforma në sistemin ekonomik mbështet zhvillimin me cilësi të lartë

2019-01-22 14:34:12 CRI Komenti juaj Printoni

Në saje të investimeve të shumta, Kina ka pasur arritje të dukshme në teknologjinë e lartë, si avioni i madh reaktiv, treni me shpejtësi të lartë dhe projekti i brezit të 3-të i energjisë bërthamore. Në këtë fusha janë realizuar ndryshimet nga roli "ndjekës" në rol "drejtues".

Me më shumë mbështetje për hapjen e bizneseve, gjithnjë e më shumë të apasionuarit pas inovacionit dhe qytetarë të thjeshtë marrin pjesë në dallgën e madhe të hapjes së biznesit. Në 11 muaj të parë të vitit 2018, 18.1 mijë biznese të reja janë krijuar në ditë.

Me mbështetjen e internetit të lëvizshëm dhe internetit të gjërave, sektorët tradicionalë dhe ata të rinj janë lidhur më ngushtë, duke ofruar më shumë gjallëri për zhvillimin ekonomik. Gjatë këtij procesi, teknologjitë e reja, si inteligjenca artificiale, të dhënat e mëdha dhe teknologjia cloud janë përmirësuar më tej dhe kanë dalë një kontingjent i madh kompanish fillestare të ashtuquajtura "njëbrirësh" (domethënë, me vlerë mbi 1 miliard dollarë).

Me më shumë konkurrueshmëri

Zhvillimi është qëllimi kryesor dhe konkurrueshmëria është standardi kryesor për të testuar cilësinë dhe efektivitetin e zhvillimit. Shefi i departamentit të tregtisë ndërkombëtare të Universitetit Nankai, Peng Zhiwei, thotë që në periudhën e re, për zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë duhet të rritet niveli i hapjes me botën e jashtme.

"Nëse nuk ka konkurrencë nga jashtë, përmirësimi dhe modernizimi i strukturës së brendshme në vend do të bëhet më ngadalë dhe më vështirë," thotë Peng Zhiwei.

Lidhur me këtë, Kina paraqiti konceptin që të përshpejtohet shtimi i epërsive në bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe të nxiten reformat në bazë të hapjes. Gjatë pesë vjetëve të fundit, nga eskperimentimi në zonat e tregtisë së lirë deri në uljen e pragut për investimet e huaja, nga paraqitja e nismës "Një brez, një rrugë" me synim për fitime të përbashkëta nga palët e ndryshme deri në Ekspozitën e 1-rë të Importit për të hapur më tej tregun, Kina ka bërë pandërprerë reforma, duke zgjeruar hapjen e saj. Gjatë këtij procesi, konkurrueshmëria e ekonomisë kineze është rritur pandërprerë. Sipas raportit të konkurrueshmërisë botërore 2018 të publikuar nga Shkolla e Menaxhimit Ndërkombëtar e Lozanës, Kina renditet në vendin e 13-të, 5 vende më sipër se në vitin 2017.

Reformat nuk do të ndalojnë kurrë dhe zhvillimi i ekonomisë kineze nuk do të pushojë. Me këtë rrugë të re, është e pritshme që Kina të realizojë zhvillimin e saj me cilësi të lartë.(Jiang Lei)


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore