Kinë, reforma në sistemin ekonomik mbështet zhvillimin me cilësi të lartë

2019-01-22 14:34:12 CRI Komenti juaj Printoni

Ekonomia kineze gjatë 40 vjetëve të kaluar ka patur zhvillim të vrullshëm dhe kyçi për këtë është vendosmëria.

Në vitin 1978, në plenumin e 3-të të Komitetit Qendror të 11-të të PKK-së, nisi Reforma dhe Hapja në Kinë dhe qysh nga ajo kohë, jetesa e kinezëve ka pësuar ndryshime shumë të mëdha. Por arritjet e shumta nuk kanë penguar hapat e Kinës për reforma të mëtejshme. Duke u përballur me sfida të ndryshme, në vitin 2013, në plenumin e 3-të të Komitetit Qendror të 18-të të PKK-së nisi raundi i ri i reformave në sistemin ekonomik dhe objektivi është zhvillimi me cilësi të lartë.

Më shumë gjallëri në ekonomi

Me ndryshimet e mëdha brenda e jashtë vendit, vendimmarrësit në Kinë e kanë kuptuar që nuk mund të vazhdojnë më rrugën e vjetër të ndërhyrjes administrative në zhvillimin ekonomik dhe kanë marrë vendim që të prishin gjendjen e monopolit, për të pakësuar ose eliminuar zigzaget në sistemin ekonomik dhe për të shtuar efektivitetin dhe gjallërinë e ekonomisë kombëtare.

Në këtë gjendje, Kina ka përcaktuar drejtimin e reformave: tregu luan rol vendimtar në shpërndarjen e burimeve dhe qeveria luan më shumë rol mbështetës.

Lidhur me përmirësimin e shpërndarjes së burimeve, Kina vendosi që të niset nga fusha e ofertës. Nga njëra anë, po pakësohen sektorët me prodhim të prapambetur dhe të tepërt, duke çliruar më shumë hapësirë për sektorët e rinj. Krahas kësaj, janë bërë përpjekje për shtimin e sektorëve modernë, duke bërë modernizimin e sektorëve tradicionalë dhe duke shtuar hapësirën dhe burimet për sektorët e rinj. Gjatë këtij procesi, gjithnjë e më shumë burime janë shpërndarë në sektorët me zhvillim të lartë, duke nxitur efektivisht ekonominë kineze. Në pesë vitet e fundit, niveli i përgjithshëm i GDP-së në Kinë është rritur nga 50 trilionë juanë në 80 trilionë juanë, duke zënë afro 15% të GDP-së botërore.

"Rritja e shpejtë e sektorëve të rinj është jo vetëm një energji e rëndësishme për funksionimin e arsyeshëm ekonomik, por i ka dhënë gjallëri të qëndrueshme përmirësimit të strukturës ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm," thotë Mao Shengyong, zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës.

Më shumë gjallëri nga inovacioni

Inovacioni është forca e pashtershme e zhvillimit. Gjatë procesit të thellimit të Reformës dhe Hapjes, ekonomia kineze po tregon më shumë elemente novatore dhe më shumë burime janë përdorur në risitë shkencore. Sipas raportit të punës qeveritare 2018, në pesë vitet e fundit, investimet e përgjithshme në kërkimin shkencor shënojnë rritje me 11% në vit, duke zënë vendin e dytë në botë. Kontributi i shkencës dhe teknologjisë për zhvillimin ekonomik është rritur në nga 52.2% në 57.5 %.

1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore