Qyteza Zhili realizon zhvillimin me cilësi të lartë

2019-01-15 15:23:46 CRI Komenti juaj Printoni

Në verën e vitit 2017, babë e bir e shndërruan këtë ndërmarrje tradicionale të prodhimit të trikove në kompaninë elektronike "Dongni", e cila prodhon tela aliazhi me cilësi të lartë dhe është regjistruar në Bursën e Shangait. Kompania e tyre bëri një "kthesë" të mrekullueshme. Lidhur me këtë, Shen Xinfang shprehet:

"Në vitin 2008, nën drejtimin e pushtetit vendor, ne filluam transformimin dhe përmirësimin e ndërmarrjes. Kështu që në vitin 2008, krijuam kompaninë elektronike 'Dongni'. Qeveria na ofroi 40 hektarë tokë dhe ne e lëvizëm kompaninë tonë nga fshatrat në provincën Jiangsu në zonën urbane këtu. Jemi shndërruar nga një ndërmarrje e mbështetur te krahu i punës në një kompani elektronike të teknologjisë të lartë. Sot, nga dhjetëra punëtorë që kishim më parë, kemi mijëra punonjës, dhe nga një fabrikë kemi tre fabrika, ndërsa sipërmarrja jonë, nga një biznes i vogël familjar, është shndërruar në një firmë të regjistruar në bursën e Shangait. Nga kjo rrugë transformimi më kanë lënë mbresa më të thella dy gjëra: mbështetja e pushtetit vendor dhe përpjekjet e vetë kompanisë."

Për të paraqitur më mirë industrinë e veshjeve për fëmijë, Qendra për Hulumtime Rinore e Kinës dhe pushteti vendor i qytezës Zhili dhe qarkut Wuxing themeluan së bashku Muzeun e Veshjeve për Fëmijë të Kinës, që është muzeu i parë në Kinë që tregon historinë e zhvillimit të kulturës së veshjeve kineze për fëmijë. Në këtë muze pasqyrohet me ngjyra të gjalla procesi i zhvillimit të veshjeve për fëmijë dhe veshjeve të pakicave kombëtare në periudha të ndryshme. Zv.kryemenaxheri i kompanisë "Boys and Girls" dhe promovuesi i muzeut Wang Ying bën të ditur që ndërtimi i këtij muzeu është mbështetur fuqimisht nga qeveria qendrore dhe pushteti vendor:

"E kemi krijuar këtë muze në vitin 2004 dhe e kemi përmirësuar dhe zgjeruar tre herë. Hera e parë ishte në vitin 2004, kur kishte vetëm 400 metra katrorë, ndërsa hera e dytë në vitin 2006, kur ishte me sipërfaqe 800 metra katrorë. Tani është hera e tretë dhe muzeu ka 3000 metra katrorë. Në vitin 2004, kur u krijua muzeu, presidenti Xi Jinping na vizitoi, duke parë nga afër muzeun e veshjeve të fëmijëve dhe duke na dhënë këshilla e duke na bërë kërkesa të shumta."

Tani qyteza Zhili ka 450 mijë banorë, 350 mijë ndër të cilët janë të ardhur. Niveli i urbanizimit shënon 80.5% dhe raporti i të ardhurave urbane me ato rurale është vetëm 1.62:1. Kjo është një gjendje e mirë e zhvillimit me integrimin e zonave urbane dhe fshatare. Për këtë arsye, edhe distrikti Wuxing, ku ndodhet Zhili, është renditur ndër 100 distriktet më të zhvilluara dhe 100 distriktet me cilësi të mirë zhvillimi të Kinës, duke u bërë një vend i lumtur me zhvillim të bashkërenduar mes zonave urbane dhe rurale.(Jiang Lei)


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore