Qyteza Zhili realizon zhvillimin me cilësi të lartë

2019-01-15 15:23:46 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteza Zhili ndodhet buzë liqenit Taihu, në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, dhe e ka marrë emrin prej industrisë së lulëzuar të tekstileve. Në vitin 1978, pas fillimit të Reformës dhe Hapjes, qyteza Zhili e ka shfrytëzuar këtë rast dhe ka bërë rinovim, duke kryer procesin e kalimit nga "nisja e biznesit nga fshatarët" te "inovacioni industrial". Në këtë qytezë është realizuar integrimi i industrializimit dhe urbanizimit, duke u formuar një situatë e re zhvillimi me cilësi të lartë.

Zhili është i famshëm për veshjet e fëmijëve. Në fund të viteve '70 të shek. XX aty filloi prodhimi i veshjeve mbi baza punishtesh familjare. Pas 40 vjetësh, në Zhili ka dy tregje të konsoliduara veshjesh për fëmijë, të cilat kanë ndikim të madh në Kinë, duke formuar një zinxhir të plotë industrial me dizenjim, përpunim, shitje, furnizim të materialeve tekstile dhe logjistikë. Qysh nga ajo kohë, Zhili është bërë qendra më e madhe e veshjeve për fëmijë në Kinë, me ndarjen më të hollësishme dhe të bashkërenduar të punës.

Tani në Zhili ka më shumë se 13 mijë familje që merren me prodhimin e veshjeve të fëmijëve dhe më shumë se 7 mijë kompani të tregtisë elektronike. Niveli i prodhimit vjetor është 1.3 miliardë dhe vëllimi vjetor i shitjeve është mbi 50 miliardë juanë, duke zënë 50% të tregut të veshjeve të fëmijëve në Kinë. Krahas këtyre, në Zhili janë formuar 47 marka të njohura në rang kombëtar dhe provincial, si "Boys and Girls" e "Kboy&Kgirl", dhe ka më shumë se 5 mijë dizenjues profesionistë për veshjet e fëmijëve.

Në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar, krijuesi i markës "Kboy&Kgirl" Pu Xinquan vuri re që në treg kishte kërkesë të madhe për veshje fëmijësh dhe e nisi biznesin e tij me vetëm gjashtë makina qepëse dhe afro 10 punëtorë. Pas përpjekjeve disavjeçare, ai ka krijuar markën e vet, duke zënë një vend në qendrat tregtare të Pekinit, Wangfujing dhe Xidan. Lidhur me planet e tij për të ardhmen, Pu Xinquan-i u shpreh:

"Në të ardhmen, prirja do të jetë prodhimi dhe dizenjimi i veçantë. Kjo është e domosdoshme. Marka jonë është fokusuar te veshjet për adoleshentët, ku përfshihen stile të shumta. Jemi fokusuar te stili me një ekstravagancë të lehtë. Në këtë sektor ne do të përpiqemi të kemi një markë që respektohet vërtet nga konsumatorët."

Në vitin 2001, industria e veshjeve në Kinë po kalonte një gjendje amullie. Në këtë kohë, Shen Xinfang dhe djali i tij Shen Xiaoyu krijuan fabrikën e trikove "Dachao Knitting". Me përmirësimin e procesit të prodhimit, vlera vjetore e prodhimit të fabrikës ka ruajtur një rritje 4%, duke u bërë furnizuesi i markave të njohura në Kinë, si "K-boxing" dhe "Joeone". Të ardhurat nga shitjet të fabrikës arritën në mbi 10 milionë juanë.

1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore