Liu Zhengrong-u, njeriu që i ndihmon të varfrit "të qëndrojnë me këmbët e veta"

2018-12-24 14:52:14 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi i tij jetoi në një shtëpi të rrënuar dhe çdo ditë duhej të mbushnin ujë në një pellg për të gatuar dhe për t'u larë.

"Rrugët e fshatit nuk kishin drita, kështu që gjatë natës ishte shumë errësirë. Nuk kishte vende për të kaluar kohën e lirë, as televizorë apo telefona", thotë Liu. "Por ne duhej të duronim vështirësitë dhe të krijonim marrëdhënie të mira me banorët".

Të gjithë atyre që dërgohen në fshat u caktohet të kujdesen për të paktën një familje. Liu tani është përgjegjës për të ndihmuar 73-vjeçarin Huang Ruhe dhe të shoqen nga fshati Hongxing.

Ata kanë humbur djalin e vetëm pas një sëmundjeje të gjatë, ndërsa vajzat e tyre janë martuar dhe ndodhen larg. Edhe pse ata marrin pension, sërish merren me bujqësi dhe blegtori për të shtuar të ardhurat.

"Është e vështirë për ta që të punojnë në arë, për shkak të moshës, kështu që mbajtja e bagëtisë është më e lehtë", shprehet Liu, i cili e bindi kompaninë ku kishte punuar më parë t'i dhuronte çiftit 6 000 juanë për të blerë një lopë, duke e çuar numrin e krerëve të tyre në katër.

"E mira e të ndihmuarit të familjeve një nga një është se kjo do të thotë se gjithmonë dikush kujdeset për ta dhe mundohet për të mirën e tyre, për t'i ndihmuar ata të përballen me vështirësitë që hasin," shton ai. "Zyrtarët dhe punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore duhet ta vënë veten në vendin e njerëzve të varfër. "

Pas 20 vjetësh në vijën e parë të luftës për zbutjen e varfërisë në Kinë, gjatë të cilave ai ka jetuar në nëntë fshatra të varfra në tre konte, Liu thotë se ai ka mësuar se qëllimi i vërtetë është "për t'i ndihmuar njerëzit të qëndrojnë me këmbët e veta".

"Gjëja me përparësi është që të bëhet e mundur që të gjithë të kenë ushqim të mjaftueshëm dhe veshje. Njerëzit e varfër duhet të jenë të motivuar. Ata nuk duhet të duhet të presin ose të kërkojnë ndihmë dhe të mbështeten vetëm te ndihma. Ne mund t'i ndihmojmë ata të gjejnë më shumë mënyra për të fituar para. Të moshuarit e pafuqishëm mund të mbajnë bagëti, ndërsa të rinjtë mund të fillojnë një biznes ose të kultivojnë bimë fitimprurëse," shprehet Liu Zhengrong-u.

Dhe në fund ai shton: "Për sa kohë që të kem shëndet, jam i lumtur që të ndihmoj njerëzit të dalin nga varfëria."


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore