Kinë, përmirësohen të ardhurat për punëtorët emigrantë

2017-05-03 15:09:40 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 收入--- [shōu rù] --- të ardhurat

Sipas raportit të fundit të Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës për punëtorët emigrantë, deri në fund të vitit 2016, numri i tyre arriti në 280 milionë, rritja e parë në 5 vitet e fundit. Krahas kësaj, niveli mesatar i të ardhurave është rritur vazhdimisht dhe mjedisi i punës është përmirësuar në mënyrë të dukshme.

Punëtor emigrant konsiderohet ai shtetas që vjen për të punuar në qytet nga zonat rurale e që nuk merren me bujqësi. Disa prej tyre punojnë afërt vendlindjes e disa të tjerë larg saj. Në raportin e fundit të Byrosë së Statistikave, vihet në dukje se në vitin 2016, numri i përgjithshëm i punëtorëve emigrantë i Kinës vazhdoi të rritet, duke arritur në 280 milionë. Niveli i të ardhurave të tyre arriti në 3275 juanë në muaj.

Vitet e fundit, punëtorët emigrantë kanë tërhequr vëmendjen e publikut duke kërkuar marrjen e pagesës në kohë. Qeveria kineze ka bërë përpjekje të mëdha. Sipas statistikave, që nga viti 2013, përqindja e punëtorëve emigrantëve që nuk paguhen në kohë është ruajtur nën 1%. Në vitin 2016, afro 2.36 milionë veta nuk u paguan në kohë, ndërsa një vit më parë rreth 14.1% e tyre.

Krahas kësaj, në këtë raport vihet në dukje se me rritjen e moshës, punëtorët emigrantë kanë më pak dëshirë të punojnë jashtë vendlindjes dhe punësimi lokal është bërë një prirje e re. Vitin e kaluar, mosha mesatare e punëtorëve emigrantëve ishte 39 vjeç, ndërkohë që numri i punëtorëve emigrantëve që dalin jashtë vendlindjes për punë u pakësua me 1.57 milionë.

Profesori i politikave të administrimit publik pranë Universitetit të Tregtisë së Jashtme të Kinës, Li Changan, thotë se punësimi në një vend të largët nuk garanton më të ardhura më të larta se puna afër shtëpisë. Ky është shkaku i pakësimit të numrit të punëtorëve emigrantëve. Ndërkohë, pakësimi i numrit të tyre dhe shtimi i kërkesave për punëtorë duhet të tërheqë më shumë vëmendjen e qeverisë.

"Një nga arsyet kryesore është që këto vite, vendi ynë ka nxjerrë shumë politika që favorizojnë fshatrat dhe shumë punëtorët emigrantë janë kthyer në vendlindje dhe kanë nisur biznesin e tyre. Mungesa e punëtorëve në fabrika ka zgjatur afërsisht për 10 vjet dhe ky fenomen tani është zgjeruar në mbarë vendin. Kjo duhet të tërheqë më shumë vëmendje te qeveria. Unë mendoj që duhet të marrim masa të përbashkëta. Nga njëra anë, duhet të përmirësohet arsimi dhe trajtimi si dhe të zëvendësohet numri i punëtorëve me cilësi. Nga ana tjetër, duhet të shtohen garancitë shoqërore, si dhe mbulimi me sigurime shoqërore për fermerët," thotë Li Changan.

Në këtë raport, vihet në dukje se krahinat perëndimore të vendit po tërheqin gjithnjë e më shumë punëtorë emigrantë dhe brezi i ri po kthehet tani në grupin kryesor të punëtorëve emigrantë. Krahas këtyre, edhe numri i punëtorëve emigrantë të përfshirë në sektorin e shërbimeve është rritur. Këto janë ndryshime konsiderohen pozitive për punëtorët emigrantët të Kinës. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore