Kina nxiti përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit tregtar

2019-10-29 16:41:10 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:改善---[gǎi shàn]---Përmirësim

Më 28 tetor u mbajt në Pekin Mbledhja e Shkëmbimit të Përvojës mbi Përmirësimin e Mjedisit Tregtar të Kinës. Zv-drejtori i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës, Lin Nianxiu vuri në dukje se mjedisi i nivelit të parë tregtar, ligjor dhe ndërkombëtar ka rëndësi dhe kuptim të rëndësishëm për forcimin e vitalitetit të mikro-objekteve, ngritjen e aftësisë së administrimit qeveritar dhe nxitjen e hapjes së mëtejshme. Në të ardhmen, tha ai, Kina do të thellojë reformën për përmirësimin e mjedisit tregtar.

Javën e kaluar, Banka Botërore publikoi Raportin mbi Mjedisin Tregtar për vitin 2020, ku e renditi Kinën në vendin e 31-të nga vendi i 46-të që ishte vitin e kaluar, duke u ngjitur me 15 vende. Lin Nianxiu tha se vitet e fundit, Kina nxiti në mënyrë të pandërprerë reformën tregtare, duke pakësuar procedurat e miratimit, ulur kosto dhe kohën e miratimit. Deri tani, sektorët e Këshillit të Shtetit kanë pakësuar mbi 40% të punëve administrative dhe të miratimit, u ul mbi 1/3 e llojit të lejeve të prodhimit industrial, janë anuluar mbi 1000 lloje tarifash të procedurave të miratimit, koha e regjistrimit të ndërmarrjeve dhe të pasurisë së paluajtshme është pothuajse përgjysmuar.

"Thellimi i reformës dhe përmirësimi i mjedisit tregtar janë masa të rëndësishme të reformës për të rregulluar marrëdhënien mes qeverisë dhe tregtisë. Përballë gjendjes së ndërlikuar të brendshme dhe ndërkombëtare, duhet të shpejtojmë përpjekjet për të hequr pengesat e sistemit, të stimulojmë krijimtarinë e objekteve tregtare nëpërmjet tregut, të inkurajojmë krijimtarinë e masave popullore për ta forcuar dhe zgjeruar prirjen e përmirësimit ekonomik të qëndrueshëm."

Ditët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi Rregulloren e Përmirësimit të Mjedisit Tregtar, që do të nisë zbatimin prej 1 janarit 2020. Kjo është rregullorja e parë administrative kineze në fushën e mjedisit tregtar. Lin Nianxiu vuri në dukje se përmirësimi i mjedisit tregtar duhet të zhvillohet në bazë të ligjeve ekonomike tregtare. Duhet të garantojmë, tha ai, rregulla transparente dhe të barabarta, të cilat mund të ofrojnë parashikime të qëndrueshme për tregun.

"Legalizimi ka rol thelbësor, të garantimit të parashikimit dhe të interesave afatgjata në fushën e përmirësimit të mjedisit. Përballë gjendjes së ndërlikuar të brendshme dhe të jashtme, Kina ndërmori masa të ligjshme për përmirësimin e mjedisit të vazhdueshëm. Kina nxiti konkurrencën e barabartë me anën e mbikëqyrjes së drejtë. Kina inkurajoi dhe përkrahu krijimtarinë për të forcuar besimin e ndërmarrjeve."

Lin Nianxiu theksoi në të njëjtën kohë se në të ardhmen do të bëhen përpjekje për formimin e sistemit të efektshëm, për krijimin e rregullave tregtare të barabarta, të hapura dhe transparente dhe do të ofrohen shërbime publike të njëjta për të gjithë, të sakta dhe inteligjente. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore