Projektet e nismës "Një brez, një rrugë" kanë nxitur rritjen ekonomike të vendeve përkatëse

2018-10-05 16:25:55 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 项目[xiàng mù] projekt

Në sesionin e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti i ShBA-së Donald Trump, me parullën "Amerika e para", bëri thirrje për heqjen dorë nga sistemi i qeverisjes globale. Veprimi i tij u kritikua nga liderët e shumë vendeve, përfshirë aleatët tradicionalë të ShBA-së.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje liderëve të pranishëm të zhvillojnë shpirtin e bashkëpunimit dhe të kërkojnë rrugëdalje për çështjet kryesore globale. Tema e këtij sesioni të Asamblesë së Përgjithshme ishte "Krijimi i një shoqërie paqësore, të barabartë dhe të vazhdueshme, nëpërmjet udhëheqjes globale dhe ndarjes së përgjegjësive".

Krijimi i bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit në botën e sotme të ndarë ka qenë tema së cilës i është kushtuar më tepër vëmendje në shumë konferenca ndërkombëtare, si Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së etj. Në këtë drejtim, mençuria dhe projekti i Kinës janë vlerësuar gjerësisht në bashkësinë ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto

Gjatë ditëve të zhvillimit të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, gjatë një interviste për mediat kineze, ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto e vlerësoi lart nismën "Një brez, një rrugë". Ai tha se në të kaluarën kapitali lëvizte nga Perëndimi në Lindje për shkak të krahut të lirë të punës atje. Por tani kapitalet nga Lindja, veçanërisht ato kineze, po lëvizin drejt Perëndimit, duke sjellë teknologjinë e lartë. Ai tha se Hungaria është me fat që e ka shfrytëzuar këtë rast dhe ka tërhequr investimet kineze për ndërtimin e infrastrukturës për ndërlidhjen me vendet fqinje. Sipas shefit të diplomacisë hungareze, tani po formohet një rend krejtësht i ri botëror.

Zv.ministri i Zhvillimit të Ekonomisë i Italisë Michele Geraci

Një mendim të tillë ka edhe Italia. Qeveria e re italiane, që mori detyrën në qershor të këtij viti, konsiderohet si një kabinet populist, megjithatë ajo po ndjek një politikë që e ka hedhur shikimin drejt Lindjes, duke krijuar një "grup të posaçëm pune për Kinën". Ky grup, i drejtuar nga zv.ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, ekonomisti Michele Geraci, planifikon në mënyrë të gjithanshme bashkëpunimin ekonomiko-tregtar me Kinën, veçanërisht mbi projektet lidhur me nismën "Një brez, një rrugë" dhe me projektet kineze në Afrikë.

Gjatë pesë vjetëve pas propozimit nga Kina të nismës "Një brez, një rrugë", një numër i madh projektesh në shumë vende e rajone kanë arritur rezultate thelbësore. Sipas një raporti të publikuar në fillim të shtatorit nga grupi studimor amerikan "The Brookings Institution", projektet me investime kineze do të sheshojnë rrugën për rritjen gjithëpërfshirëse të ekonomisë globale. Nga një sondazh i kryer lidhur me mbi 4300 projekte me investime kineze në 138 vende, studiuesit zbuluan se këto projekte kanë nxitur në përgjithësi rritjen ekonomike të vendeve përkatëse. Ata parashikojnë që, nëse Kina do të dyfishojë investimet e saj dy vjet pas miratimit të investimeve të para, do t'u sjellë këtyre vendeve një rritje ekonomike mesatare prej 0.4%.

Raporti nga grupi studimor amerikan "The Brookings Institution"

Me stimulimin dhe inkurajimin e projekteve të nismës "Një brez, njër rrugë", edhe ShBA-ja dhe Evropa kanë shpallur planet e tyre për ndërlidhshmërinë ndërkombëtare. Mediat perëndimore thonë se kjo do të jetë "garë" me Kinën. Por pala kineze e ka përshëndetur një gjë të tillë dhe mendon se "ky është sinjal pozitiv për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve dhe për ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore", tha zëdhënësi i diplomacisë kineze.

Kinezët kanë një shprehje: "Pranvera nuk vjen kur çel vetëm një lule, por kur çelin qindra lule të ndryshme". Në botën e sotme të globalizuar, Kina vazhdon t'i ketë megjithatë reformën dhe hapjen e mëtejshme si motiv zhvillimi dhe hapja e saj e mëtjeshme me siguri do t'i sjellë më shumë raste botës. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore