PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Periudhë vendimtare për mosmarrëveshjet për mineralet e rralla të Kinës
2012-07-27 18:32:01 CRI komenti juaj Printoni

Produktet kineze në çdo qoshe të Lojërave Olimpike të Londrës

Më 27 korrik u hapën në Londër, Lojërat Olimpike. Përveç garave të ashpra, në Lojërat Olimpike të kësaj here ka edhe një pjesë interesante. Bëhet fjalë për produktet kineze që gjenden në çdo qoshe të Lojërave. Kohët e fundit veshjet sportive të ekipit përfaqësues amerikan të prodhuara nga Kina shkaktuan debate të nxehta në SHBA. Fokusi i opinioni publik u vendos edhe një herë tek produktet kineze. Politikani amerikan Heri Rid tha në një konferencë shtypi se Komiteti Olimpik Amerikan duhet të turpërohet për këtë; duhet të digjen të gjitha veshjet sportive dhe të ribëhen.

Por menjëherë deklaratat e tij u kritikuan nga mediat amerikane.

Lidhur me këtë, drejtori i Qendrës së Studimeve Amerikane në Akademin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit të Popullit, Yin Hong tha se edhe në të kaluarën ka pasur deklarata të tilla për veshjet sportive të Lojërave Olimpike, por, gjendja aktuale është më delikate.

Sivjet është vit zgjedhor në SHBA. Nën krizën financiare ndërkombëtare, ekonomia dhe papunësia po bëhen temat kryesore të retorikës së presidentit Obama dhe sfiduesit të tij Mit Romni.

Në fakt SHBA-ja nuk është vendi i vetëm që mban veshjet sportive të prodhuara nga Kina. Tregtarët e produkteve sportive të Kinës kanë bërë një gjë të tillë edhe për vende të tjera. Përshembull, vetëm firma Peak, ka bërë veshjet për Zelandën e Re, Slloveninë, Irakun, Francën dhe disa vende të tjera. Në Kinë, shembuj të tillë kanë shumë.

Si në SHBA, edhe Komiteti i Lojërave Olimpike të Londrës u vu në shënjestër të mediave britanike për shkak se pjesa dërrmuese e mallrave të autorizuara, janë prodhuar nga Kina. Mediat shkruan se Britania e Madhe duhet të fitojë të paktën 1 miliardë paundë nga këto mallra apo suvenirë. Por ndër to, vetëm 9% janë "Made in Great Britain", kurse 65% janë prodhuar nga Kina. Mbi dy të tretat e pajisjeve sportive dhe veshjeve janë prodhuara në Kinë, kurse në tregun e suvenirëve, produktet e Kinës kanë tërhequr më shumë vëmendje. Tregtarët kinezë mposhtën konkurruesit e vendeve të ndryshme dhe fituan të drejtat e prodhimit të stemës së Lojërave Olimpike.

Por nëse nuk do të ishin njoftimet e mediave amerikane, shumë njerëz nuk do e dinin se mallrat kineze kanë zënë një pjesë aq të madhe në këto lojëra, ndaj këto njoftime mund të konsiderohen si një reklamë falas për produktet kineze.

Lidhur me këtë fenom, nuk shohim vetëm anën pozitive, por edhe atë problematike. Analistët vunë në dukje se nga heshtja e ndërmarrjeve kineze në Lojërat Olimpike del se do të duhet një kohë e gjatë që sektori i prodhimit të Kinës të kapërcejë frenimin në tregun botëror të prodhimeve.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China