PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Periudhë vendimtare për mosmarrëveshjet për mineralet e rralla të Kinës
2012-07-27 18:32:01 CRI komenti juaj Printoni

Periudhë vendimtare për mosmarrëveshjet për mineralet e rralla të Kinës

Më 23 korrik struktura për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e Organizatës Botërore të Tregtisë zhvilloi në selinë e saj në Gjenevë një mbledhje të posaçme, në të cilën u vendos për pranimin e kërkesave të SHBA-së, BE-së, dhe Japonisë, për krijimin e një grupi specialistësh për të kryer hetime mbi kufizimin nga qeveria kineze të eksporteve të mineraleve të rralla. Analistët vunë në dukje se krijimi i grupit të specialistëve tregon se mosmarrëveshjet mbi këto minerale kanë hyrë në periudhën kyçe.

Lidhur me krijimin e grupit të specialistëve për hetimin, pala kineze u shpreh se pasi SHBA-ja BE-ja dhe Japonia i kaluan problemin e eskportit të mineraleve të rralla të Kinës Organizatës Botërore të Tregtisë, Pekini ka zhvilluar konsultime të sinqerta me palët e ndryshme dhe pati reagime aktive lidhur me problemin. Pala kineze shprehu keqardhje për paraqitjen e kërkesës nga SHBA-ja, Japonia dhe BE-ja për krijimin e grupit të hetimit.

Politikat e qeverisë kineze kanë për qëllim të mbrojnë burimet natyrore dhe të ruajnë zhvillimin e vazhdueshëm dhe Kina e ka bërë të qartë se nuk do të mbrojë tregtinë e brendshme duke dëmtuar atë ndërkombëtare.

Por përfaqesuesit e SHBA- së dhe të BE-së janë të mendimit se kufizimi i eksporteve të mineraleve të rralla të Kinës ka shkelur parimet e OBT-s dhe detyrimet përkatëse të marrëveshjes për pjesëmarrjes e Kinës në OBT, ka për qëllim që të mbrojë industrinë e brendshme, duke ndikuar në konkurrencën normale të tregut ndërkombëtar.

Drejtori i Studimeve për OBT-në pranë Universitetit Ekonomiko-Tregtar të Kinës Zhang Hanlin u shpreh se ky projekt u paraqit zyrtarisht në procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Aktualisht pala kineze duhet të përgatisë sa më shumë materiale ose dëshmi përkatëse, për të vërtetuar se masat e ndërmarra nga Kina nuk kanë për qëllim vendosjen e monopolit.

Ekspertët thonë se ka mundësi të mëdha që Kina të fitojë padinë, pasi nxjerrja e mineraleve të rralla shkakton ndotje të mjedisit dhe se OBT duhet të marrë parasysh këto probleme.

Për vite me rradhë, Kina ka luajtur rol të madh në tregun botëror të eksportit të mineraleve të rralla. Por aktualisht SHBA-ja, BE-ja dhe Japonia mendojnë vetëm për interesat të tyre dhe shprehin pakënaqësi për vendimin e palës kineze. Por pavarësisht kësaj Kina ka besim të plotë për të përballuar këtë "betejë".

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China