PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rritet përmasa e lëkundjes së kursit valutor të RMB-së
2012-04-20 20:43:20 CRI komenti juaj Printoni

90% e nxënësve të shkollave të mesme krenohen si kinezë

Sipas një raporti të publikuar ditët e fundit nga Qendra Kërkimore për Adoleshentët e Kinës, në krahasim me nxënësit amerikanë, japonezë dhe koreanojugorë në shkollat e mesme, ata kinezë kanë ndjenja të larta kombëtare dhe afro 90% e nxënësve të përfshirë në sondazh, krenohen se janë kinezë.

Ky studim u zbatua bashkërisht nga Qendra Kërkimore Kineze për Adoleshentët, Instituti Kërkimor Japonez i Adoleshentëve, Instituti i Koresë së Jugut mbi Zhvillimin e Adoleshentëve si dhe Kompania Amerikane "Eddie". Në këtë program 6 vjeçar u zhvilluan anketime ndër mbi 8 mijë nxënës të shkollave të mesme të ciklit të lartë.

Sipas raportit, afro 80% e nxënësve kinezë të shkollave të mesme u shprehën se nëse vendi do të bjerë në krizë, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për shteti, ndërsa afro 90% prej tyre mendojnë se Kina do të ketë një zhvillim të vazhdueshëm ekonomik. Zv/drejtori i Qendrës Kërkimore Kineze për Adoleshentët, Sun Yunxiao vuri në dukje se kjo tregon se nxënësit kinezë të shkollave të mesme kanë besim të plotë për zhvilimin ekonomik e shoqëror të vendit dhe mendojnë se zhvillimi i kombit ka të bëjë me zhvillimin personal. Sun mendon se këta të rinj janë një bazë e fortë për të ardhmen e Kinës dhe kjo vjen nga energjia e kulturës kineze.

Tjetër tregues që tërheq vëmendjen në këtë kërkim është se 88% të nxënësve kinezë të shkollave të mesme kanë interes për kulturën dhe jetën e huaj. Kjo përqindje është më e lartë ndër nxënësit e katër vendeve. Kjo tregon se nxënësit kinezë kanë vullnetin e fortë për shkëmbime ndërkombëtare dhe për studime jashtë vendit. Opinioni në internet mendon se kjo tregon se nxënësit kinezë kanë shumë dëshirë për të parë botën, për të mësuar kulturën e përparuar dhe kultura perëndimore ka forcën e madhe tërheqëse për ta. Specialistët e arsimit mendojnë se nxënësit e shkollave të mesme kanë nevojë për eksperiencë për botën e jashtme dhe për turizmin jashtë vendit. Në këtë drejtim, "turizmi duke studiuar" i nxënësve japonezë ka rëndësi të madhe për mësimin.

  

Në raport tregohet edhe ndryshimi i madh i nxënësve të katër vendeve gjatë kohës së lirë. Nxënësit amerikanë, japonezë dhe koreanojugorë shpenzojnë kohën e lirë kryesisht në aktivitete kulturore e artistike ose në punë vullnetare, ndërsa nxënësit kinezë merren prapësëprapë me mësimet në kohë të lirë. Specialistët vënë në dukje se nxënësit që harxhojnë të gjithë kohën vetëm në mësime nuk do të kenë zhvillimin e plotë. Shkollat e mesme kineze duhet të ndryshojnë synimin vetëm për përqindjen e regjistrimit në shkolla të larta dhe duhet t'u ofrohen nxënësve më shumë alternativa dhe më shumë hapësira për kërkimin e një bote të pasur.

Në raport ka edhe pika të përbashkëta të nxënësve të katër vendeve, si kushtimi i rëndësisë për notat dhe për shkëmbimet me moshatarë, parapëlqimi për animacion dhe për studimin jashtë vendit, etj.

Në përgjithësi, nga ky raport shihet se nxënësit kinezë kanë pak ndryshime nga nxënësit e vendeve të tjera, ndërsa gëzojnë më shumë pika të përbashkëta. Kjo favorizohet edhe nga reforma e hapja e Kinës dhe zhvillimi ekonomik. (Wang Lei/ Ardi Pulaj)

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China