PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rritet përmasa e lëkundjes së kursit valutor të RMB-së
2012-04-20 20:43:20 CRI komenti juaj Printoni

"Kapsulat helmuese" demaskon problemin e sigurisë farmaceutike në Kinë

Ilaçet në kapsulë janë të zakonshme për mjekim, por konsumatorëve kinezë nuk u shkoi ndërmend që kapsula e disa ilaçeve përmban materiale helmuese. Më 15 prill, Televizioni Qendror i Kinës (CCTV) raportoi për disa ndërmarrje, që prodhojnë "kapsula helmuese". Kosumatorët u inatosën shumë me ndërmarrjet, që i quajtën pa moral dhe treguan njëkohësisht vëmendje të madhe për sigurinë farmaceutike në Kinë.

Kapsulat për ilaçet prodhohen kryesisht me xhelatinën farmaceutike dhe atë ushqimore. Një pjesë ndërmarrjesh e marrin xhelatinën industriale si lëndë të parë, që të pakësojnë koston e produkteve, por xhelatina industriale mban krom të tepërt. Kromi është metal i rëndë shumë helmues dhe në trupin e njeriut do të shkaktojë kancer si dhe mutacionin e geneve. Këto kapsula helmuese iu shitën ndërmarrjeve të prodhimit të farmaceutikës dhe më në fund mbërritën në duart e konsumatorëve. Mediat kineze bënë të ditur se deri tani 9 ndërmarrje janë përfshirë në prodhimin e kapsulave helmuese.

Pas zbulimit të rasteve autoritetet kineze nisën kontrollet dhe testimin e produkteve.

Për këtë ngjarje, opinioni në internet falënderon mediat për zbulimin e së vërtetës dhe vë në dukje se administrata lokale ku ndodhen ndërmarrjet e prodhimit të "kapsulave helmuese", nuk mund të shfajësohet dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Si xhelatina industriale mund të hyjë normalisht në fushën farmaceutike? Kjo tregon mungesën në kontrollin administrativ. Autorietet, duke u nisur nga qëndrimi i përgjegjshëm ndaj popullit, duhet të përsosin sa më parë standardin përkatës dhe të shmangin dobësitë në kontroll.

Specialistët vunë në dukje se ky rast është një alarm për sigurinë farmaceutike dhe ushqimore në Kinë. Ilaçet e përfshira në këtë incident duhet të tërhiqen plotësisht nga shitja ose të merren nga konsumatorët, ndërkohë, të gjitha ndërmarrjet që shkelin ligjin duhet të ndalojnë prodhimin dhe të gjobiten me sanksione të rënda. Vetëm kështu, ndërmarrjet pa moral do të mbajnë mend këtë "pagesë të rëndë" dhe banorët e thjeshtë do të kenë ilaçe të sigurta.

Sigurimi farmaceutik dhe ushqimor ka të bëjë me shëndetin e popullit, prandaj goditja kundër krimit në këtë drejtim, është jo vetëm mbrotja e rendit të ditës dhe e drejtësisë së tregut, por edhe lufta serioze për shëndetin e publikut. Vetëm një mekanizëm afatgjatë i kontrollit do të garantojë sigurinë ushqimore dhe farmaceutike të konsumatorëve të thjeshtë.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China