Marjan Geci është i riu nga Tirana, i cili studimet i ka kryer për Shkenca politike dhe këto studime po i ve në jetë duke mbajtur fjalime të gjata publike. Ai është motivues, një zë i ri dhe i fortë në mbështetje të rinisë shqiptare. Duke qenë shembulli i një të riu të angazhuar në jetën publike, Marjani ka përcjellë mesazhe për bashkëkohësit e tij. Një nga këto mesazhe është monologu “Ku po shkon rini?".
Marjan Geci (facebook)
CMG : Si i përjeton daljet në publik?
Marjan Geci : Unë nuk kam pasur dalje të rralla publike, por kam pasur një sërë aktivitetesh në jetën time. Monolgu është pjesa më e rëndësishme. Gjithë vitet e mia që nga fëmijëria dhe deri këtu ku jam sot nuk më kanë munguar këto lloj daljesh për të pasur një ndikim tek publiku.
CMG : A ka qenë fëmijëria jote e veçantë?
Marjan Geci : Mendoj që po. Nuk më ka munguar kurrë asgjë. Ka qenë një fëmijëri e qetë dhe e bukur me goxha dashuri përreth. Që në klasën e tetë dhe deri tani kam spikatur për fuqinë organizative. Kam pasur një parim në jetë ose të jem i pari, ose mos jem fare.
CMG : Qendra e vëmendjes për ty çfarë do të thotë? A je vërtet i pari gjithnjë?
Marjan Geci: E rëndësishme është që të ndihesh i pari. Unë e ndjej veten sepse mendoj që bëj disa projekte që i shërbejnë shoqërisë dhe grupmoshës për të cilën unë i bëj ato. Të jesh lider duhet gjithashtu edhe të të ndjekin dhe me mua e bëjnë këtë gjë.
CMG : Çfarë ngjyre ka pasur jeta juaj?
Marjan Geci : Ngjyra më e bukur dhe e ndezur!
CMG : Cilët janë njerëzit që ju kanë mbështetur më tepër?
Marjan Geci : Familja ka qenë aty për mua, duke më orientuar. Vij nga një familje shumë e thjeshtë, e cila nuk ka pasur të bëjë fare me televizionet dhe jetën publike, por mua më ka edukuar që ta dua këtë gjë. Mbaj mend që në një moment timin në shkollë kam qenë kandidat për president dhe isha një ditë përpara nuk kisha asnjë mbështetje asnjë nga kolegët dhe mësuesit e mi. Gjithsesi mbaj mend vetëm një gjë, që në darkë i them mamit do shkoj por nuk do fitoj dot. Ajo më tha " Ti trego vetëm vetveten" Ditën tjetër kam pasur pafund duartrokitje dhe nuk e besoja dot që kjo ishte si rezultat i besimit. Kam menduar dhe mendoj që gjithnjë kam qenë vetvetja dhe askush tjetër.
CMG: Kush jeni ju përballë vetes suaj?
Marjan Geci në një veprimtari (facebook )
Marjan Geci : Një djalë pozitiv që bën shumë dhe kërkon pak. Nuk jam me teorinë që do japësh dhe do marrësh. Nuk dua të pres sepse kam frikë nga zhgënjimet. Besoj fort që nëse një gjë është e bukur duhet thënë pa pikë modestie.
CMG :Çfarë është për ty sfiduese?
Marjan Geci : Të mendoj që njerëzit nuk të mposhtin dhe preferoj që të eci përpara me këtë lloj sfide. Nuk kam pasur tepër sfida në jetë, por mendoj që jam një njeri që mësoj nga gabimet dhe reflektoj. Nuk e lejoi veten të shkoj në gabim të madh.
CMG : Kompleksi me i madh tek vetja?
Marjan Geci : Kam pasur dikur, sepse kam qenë me i shëndetshëm. Duke qenë që i mposht të gjitha komplekset, unë bëra një ndërhyrje operacionale dhe sot jam në atë standard që doja.
CMG : E ekziston tek ty koncepti i perfektes?
Marjan Geci : Po! Kur gjërat që bëhen më një lloj koncepti për mirë mendoj që është perfekte.
CMG : A jeni për të tjerët njësoj i dobishëm si për veten?
Marjan Geci : Jam dhe këtë e pranoj pa ndonjë kompleks.
CMG : Cili ka qenë momenti më delikat në jetën tuaj?
Marjan Geci : Ka qenë një moment delikat kur unë doja të ikja nga Shqipëria. E kisha vendosur që nuk dua të jem këtu më, por vetëm këshilla e dikujt me ka kthyer krejtësisht mendimin. Më dha një këshillë që askush nuk mund të investojë më mirë për tokën e vet, për kombin e për shtëpinë e tij.
CMG : Me çfarë nuk do bëje kurrë kompromis?
Marjan Geci : Nuk bëj kurrë kompromis me gjithçka që të ndryshon karakterin, qoftë edhe 50 me 50. Nuk bëj dot kompromis me gjithçka që lidhet me korrupsionin dhe që të jep një emër të keq. Çdo i ri duhet të jetë vetvetja, pa bërë kompromise.
CMG : Fat apo punë?
Motivuesi Marjan Geci (Facebook)
Marjan Geci : Aspak punë, vetëm fat. Çdo i ri që punon duhet ta dijë këtë gjë. Nuk ka lidhje me fatin por me punën që bëhet çdo ditë për të arritur diku. Njerëzit gjejnë justifikime për të dalë nga situata dhe për të besuar që është çështje fati
CMG : Fjalimi juaj në publik " Ku po shkon rini ?" çfarë rëndësie ka?
Marjan Geci : Kam lexuar monologun e dytë sepse këtë e kam nisur para një viti dhe krejtësisht të ndjerë dhe kam menduar që bashkëmoshatarëve të mi ju duhej për të reflektuar. Si fillim e nisa nga ndjenja, më pas e përfundova nga nevoja. Kam bashkuar afër vetes të aftë që më ndihmojnë dhe këshillojnë, por edhe elementë të tjerë. Në 2020 postova videon e pare dhe më pas të dytën. Kritika me e madhe ka qenë se kam folur me gjuhë diplomatike dhe jemi koshient që duan me tepër gjuhën popullore, por me tepër detaje do të doja të ndiqej ky monolog.
Intervistoi: Megi Latifi